Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit, Naim Qelaj letër Trendafilovës: Specialja po gjykon me prova të paligjshme nga Serbia

13/01/2026 - 12:28
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati i Popullit, Naim Qelaj letër Trendafilovës: Specialja po gjykon me prova të paligjshme nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dokumente të dyshimta që pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe pas vitit 1999, një periudhë kur Serbia nuk kishte juridiksion të ligjshëm në Kosovë, po përdoren si prova në proceset e Dhomave të Specializuara. Kjo praktikë, e shoqëruar edhe me pranimin e librave dhe botimeve me kredibilitet të ulët si materiale provuese, ka ngritur dyshime serioze për ligjshmërinë dhe besueshmërinë e procedurave gjyqësore.

Këto shqetësime janë ngritur nga Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, në një letër drejtuar Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ku ai paralajmëron për shkelje të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në letrën që ka siguruar ekskluzivisht Kanal10, Qelaj ngre shqetësime edhe për kufizimet në komunikim, vizita familjare dhe monitorimin e vazhdueshëm gjatë paraburgimit, duke paralajmëruar për shkelje serioze të të drejtave themelore të njeriut.

Në letrën e tij, Qelaj thekson se procedurat që zhvillohen para Dhomave të Specializuara, sipas vlerësimit paraprak të institucionit që ai drejton, paraqesin mangësi serioze në raport me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Një nga shqetësimet kryesore që ngre Avokati i Popullit është fakti se Dhomat e Specializuara nuk i nënshtrohen asnjë mekanizmi vendor të monitorimit apo llogaridhënies, ndërsa veprimtaria e tyre, sipas tij, ka prodhuar perceptim të mungesës së barazisë para ligjit. Qelaj vë në dukje se të gjithë të akuzuarit deri më tani janë të përkatësisë së njëjtë etnike, gjë që ngre dyshime serioze për zbatimin selektiv dhe monoetnik të juridiksionit, pa sqarime të mjaftueshme për publikun vendor dhe ndërkombëtar.

Avokati i Popullit shpreh gjithashtu shqetësim të thellë për çekuilibrin procedural në proceset gjyqësore, duke theksuar se gjykata ka refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat procedurale dhe provuese të mbrojtjes. Sipas tij, një praktikë e tillë është jashtëzakonisht e pazakontë dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e gjykimeve dhe parimin e gjykimit të drejtë.

Një kapitull i veçantë i letrës të cilën e ka siguruar Kanal 10, i kushtohet paraburgimit, ku Avokati i Popullit e cilëson praktikën e paraburgimit të zgjatur dhe të pandërprerë për të gjithë të akuzuarit si problematike dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Ai thekson se vlerësimi i rrezikut të ikjes si “i lartë” në mënyrë uniforme nuk është i arsyetuar bindshëm, sidomos duke pasur parasysh se të gjithë të akuzuarit janë vetëdorëzuar dhe nuk ka prova konkrete për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve.

Në përfundim, Avokati i Popullit thekson se kjo letër paraqet një nismë monitoruese në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe angazhimit konstruktiv, me synim mbrojtjen e të drejtave themelore dhe garantimin e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.

Ndryshe, Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të katërtit janë arrestuar në vitin 2020 dhe janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, ndërsa kanë deklaruar vazhdimisht se janë të pafajshëm.

JU REKOMANDOJMË

Afro 2500 gjoba trafiku në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit

Policia ua merr lejen e vozitjes shoferëve që po bënin gara ilegale në autostradë
23/05/2026 - 13:16

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 488 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së...

Më shumëDetails

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri
23/05/2026 - 12:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë në përputhje me...

Më shumëDetails

Formimi i xhandarmërisë, Hasani: Kurti nuk beson në FSK e polici, synon krijimin e strukture lojale ndaj tij

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
23/05/2026 - 12:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë. Ai ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti...

Më shumëDetails

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti
23/05/2026 - 11:36

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së premtes. Sipas raportit të Policisë, hajnat kanë kryer vjedhje në një xhami në fshatin Germovë të Komunës...

Më shumëDetails

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve
23/05/2026 - 11:32

PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht kritikave që i kanë adresuar qeverisë në vitet...

Më shumëDetails

Maqedonci: Raporti i SHBA-së konfirmon mbështetjen për transformimin e FSK-së

Maqedonci: Me “MKE” nuk kemi negociuar për dronët
23/05/2026 - 11:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, për promovimin e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Sipas Maqedoncit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë