Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to

13/01/2026 - 17:29
në Lajme
A A
Specialja i reagon Avokatit të Popullit: Pranimi i dokumenteve nga Serbia s’do të thotë që gjykatësit do të mbështeten në to
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale ka bërë një postim, që mendohet se është reagim ndaj Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili përmes një letre dërguar kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilovës, ka ngritur shqetësime, ndër tjerash, për pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

“FAKT: Një vendim për të pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk është tregues sa peshë ose besueshmëri do t’u japin gjykatësit atyre, në qoftë se do t’u japin peshë”, thotë Specialja në një postim në X.

“Ky vendim merret në kuadër të aktgjykimit në fund të paraqitjes së provave”, shtohet në reagim.

Gjykata Speciale thotë se “gjatë kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim”.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagim.

Në letrën dërguar kryetares së kësaj gjykate, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shkroi ndër tjerash se ka vërejtur “pranimin e dokumenteve zyrtare që pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat pretendojnë ushtrim juridiksioni mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999”.

“Kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ishte i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, siç është përcaktuar qartë edhe në vendimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre (përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, dhe jo vetëm sipas Kushtetutës), ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”, thuhet ndër tjerash në letrën e tij.

JU REKOMANDOJMË

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Ulet çmimi i naftës
26/04/2026 - 09:39

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i ka publikuar çmimet e derivateve për sot dhe nesër. Sipas MINTI-t, një litër naftë gjatë këtyre dy ditëve do të...

Më shumëDetails

FBI kontrolle në një shtëpi në Los Angeles, dyshohet se i përket autorit që hapi zjarr në darkën e Trump

FBI kontrolle në një shtëpi në Los Angeles, dyshohet se i përket autorit që hapi zjarr në darkën e Trump
26/04/2026 - 09:28

Agjentët e FBI-së janë mbledhur jashtë një shtëpie në Torrance, një periferi të Los Angeles, që besohet të jetë e lidhur me personin e dyshuar të armatosur që...

Më shumëDetails

Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
26/04/2026 - 09:15

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 prillit, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, ku persona të panjohur kanë shtënë në...

Më shumëDetails

“Autorin e kisha vetëm pak metra larg”, gazetari i CNN tregon momentin kur nisën të shtënat: Ishte i shtrirë në tokë kur filloi të gjuante

“Autorin e kisha vetëm pak metra larg”, gazetari i CNN tregon momentin kur nisën të shtënat: Ishte i shtrirë në tokë kur filloi të gjuante
26/04/2026 - 09:01

Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë...

Më shumëDetails

Hajdari: Kurti e ka epiqendër qytetarin, jo asfaltin siç kanë bërë më herët

Ky është komenti i Kurtit për aksidentin e Rozeta Hajdarit ku u shkelë një fëmijë me veturë
26/04/2026 - 08:54

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari ka folur për pakon mbështetëse prej 200 milionë eurosh të paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, duke thënë se si pushtet e kanë...

Më shumëDetails

Zbulohet autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Zbulohet autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët
26/04/2026 - 08:29

Burri i dyshuar për hapjen e zjarrit në Darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje punonte si mësues dhe zhvillues videolojërash nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë