Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur disa tabela të automjeteve në rrugën Prishtinë-Ferizaj, që kanë humbur shkaku i vërshimeve.
Këto tabela janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë, teksa Policia ka ftuar pronarët që të paraqiten e t’i tërheqin.
“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë. Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre”, thuhet në njoftim.










