Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Elezi: Rinumërimi ka për qëllim garantimin e saktësisë së rezultatit, KQZ-ja mund të shtojë numrin e vendvotimeve

14/01/2026 - 13:47
në Lajme
A A
Elezi: Rinumërimi ka për qëllim garantimin e saktësisë së rezultatit, KQZ-ja mund të shtojë numrin e vendvotimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

914 kuti votimi do të hapen sërish dhe kësaj radhe për t’u rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Dyshimet për mospërputhje të votave ndërmjet kandidatëve për deputetë të subjekteve të ndryshme politike, ka detyruar KQZ-në që të marrë vendim për rinumërimin e një numri kaq të madh të vendvotimeve, të cilat përbëjnë 36% të tyre në nivel vendi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka treguar për EO se qëllimi i rinumërimit është garantimi i saktësisë së rezultatit të zgjedhjeve.

Vendimi i KQZ-së për rinumërim vjen pas gjetjeve nga verifikimi i votave të kandidatëve për deputetë nga 33 vendvotime të ndryshme, ku rezulton se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve ashtu siç janë në fletëvotime.

“Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Ky veprim synon verifikimin e çdo vote dhe sigurimin që rezultati përfundimtar të pasqyrojë në mënyrë të drejtë dhe të besueshme vullnetin e qytetarëve”, tha Elezi.

Elezi tregoi se varësisht nga gjetjet gjatë procesit të rinumërimit, KQZ mund të marrë vendim të ri për të zgjeruar rinumërimin në komunat ku fillimisht është vendosur të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve.

“Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të kemi rinumërim të të gjitha vendvotimeve, ndërkaq në 28 të tjera do të rinumërohen vetëm nga 10% e vendvotimeve të tyre. Varësisht nga gjetjet gjatë rinumërimit, KQZ mund të marrë vendim të ri për rinumërim të vendvotimeve të tjera”, tha Elezi.

JU REKOMANDOJMË

Qytetari që pastron fshatin prej 10 vitesh gjobitet nga Policia

Qytetari që pastron fshatin prej 10 vitesh gjobitet nga Policia
25/04/2026 - 22:51

Një qytetar nga fshati Volljakë në Klinë, i cili prej më shumë se një dekade pastron vullnetarisht ambientin e fshatit, është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi kishte...

Më shumëDetails

Nis peticioni për përfshirjen e këtij personaliteti në garën për president

Bllokada në Kuvend godet 17 institucione të pavarura
25/04/2026 - 22:30

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, teksa vendi po hyn në tri ditët e fundit për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare, një iniciativë qytetare, e mbështetur...

Më shumëDetails

Raportohet se kjo është marrëveshja parazgjedhore mes Osmanit dhe Abdixhikut

Raportohet se kjo është marrëveshja parazgjedhore mes Osmanit dhe Abdixhikut
25/04/2026 - 22:22

Raportohet se brenda strukturave të LDK-së është duke qarkulluar një “skicë” e listës zgjedhore në kuadër të afrimit mes Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit. Sipas këtyre raportimeve, në...

Më shumëDetails

Ish-polici e pranon se e rrahu kolegen e tij, pasi dyshoi se e kishte tradhtuar

Ish-polici e pranon se e rrahu kolegen e tij, pasi dyshoi se e kishte tradhtuar
25/04/2026 - 22:10

A keni dëgjuar ndonjëherë për një polic që ka dhunuar të dashurën e tij, po ashtu police, ndërsa gjykata ia ka rikualifikuar veprën penale dhe në fund gjyqtari...

Më shumëDetails

Çitaku – VV-së: Për gjynah jeni, keni 66 deputetë e thoni se ju ka bllokuar opozita

Çitaku – VV-së: Për gjynah jeni, keni 66 deputetë e thoni se ju ka bllokuar opozita
25/04/2026 - 21:43

Sot, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar opozitën duke thënë se këta të fundit “refuzuan” ta fusin në rend dite mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët,...

Më shumëDetails

‘‘Mos bëni propagandë’’, Bajrami: Buxheti dhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë, opozita s’mund ta pengojë Kurtin

‘‘Mos bëni propagandë’’, Bajrami: Buxheti dhe rishikimi i tij kalojnë me shumicë të thjeshtë, opozita s’mund ta pengojë Kurtin
25/04/2026 - 21:29

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ku ka kërkuar që të mos bëhet propagandë, ka thënë se si buxheti ashtu edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    Skandal: Zbulohet mbi 1.5 ton djath i kontaminuar me toksinë kancerogjene në Qumështoren Rugove (Dokumente)

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • Policia prej mbrëmë pranë autosallon Alberti, dyshohet për gjuajtje me armë (Foto)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Policia deklarohet për incidentin në Veternik, ku pati gjuajtje me armë pranë autosallon Alberti

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • U kap duke mashtruar me çmime konsumatorin në Mitrovicë, Riga Pharm e Arta Zeqirit gjobitet vetëm 1 mijë euro (Dokument)

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Gjykimi i “bossave” të bastoreve e kazinove në Kosovë për shpërlarje parash e shmangie nga tatimi – Eksperti financiar: Qarkullimi i raportuar nga lojërat e fatit jo real

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë