Profesori amerikan i shkencave politike, Robert A.Pape, ka shkruar në profilin e tij në “X” rreth mundësisë që SHBA të sulmojë Iranin meqë tashmë atje ka shpërthyer një valë e madhe protestash.
Sipas Pape, ndryshimi i regjimit është i mundur, nëse nuk do të ndodh bombardimi.
Ai shkruan se në vitin 1999 kur SHBA e bombardoi Serbinë, serbët u mblodhën rreth Millosheviqit, derisa në vitin 2000, kur serbët protestuan dhe SHBA qëndroi jashtë, Millosheviqi u rrëzua.
Profesori amerikan thotë se Trump duhet ta marrë parasysh shembullin e Kosovës.
“Protesta përfshiu Iranin. Ndryshimi i regjimit është i mundur… NËSE nuk bombardojmë. Në mars të vitit 1999, SHBA-të bombarduan Millosheviqin dhe serbët u mblodhën rreth tij. Në qershor të vitit 2000, serbët protestuan, SHBA-të qëndruan jashtë, Millosheviq u rrëzua. Trump duhet ta marrë parasysh mësimin e Kosovës”, ka shkruar ai.











