Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte

15/01/2026 - 10:22
në Kryesore, Lajme
A A
BE: Qeveria në ardhje të zbatojë të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi pa vonesa e parakushte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në prag të formimit të institucioneve të reja kosovare, Bashkimi Europian ka radhitur prioritetet që duhet t’i ketë qeveria në ardhje. Si një ndër pritjet kryesore ndaj ekzekutivit mbetet zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i të gjitha marrëveshjeve të arritura në procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas Brukselit, marrëveshjet në fjalë duhet të zbatohen pa asnjë parakusht dhe pa vonesa të mëtejshme, duke kërkuar angazhim të plotë nga Qeveria e re.

Zyra e BE-së në Kosovë në një përgjgije për KALLXO.com, u shpreh se normalizimi dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve mbetet e vetmja mënyrë që të dyja palët të avancojnë në rrugët e tyre europiane.

“Prandaj, BE-ja pret që dialogu të vazhdojë dhe që të gjitha obligimet nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa të mëtejshme ose parakushte”- thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së, në pyetjen se cilat janë kërkesat kryesore që kanë nga Qeveria në ardhje.

Përveç kësaj, Bashkimi Europian pret që Qeveria e re duhet t’i dyfishojë përpjekjet për reformat e domosdoshme të ndërlidhura me BE-në, duke filluar me ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes.

Në emër të BE-së, Zyra në Prishtinë, ka rikujtuar se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar për periudhën 2024–2027 dhe është në interes të Kosovës që ta ratifikojë sa më shpejt, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ai ofron për popullsinë e saj

“Bashkimi Europian pret me interes formimin e shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit të saj me autoritetet”- tha Zyra e BE-së.

Krejt në fund, BE kërkon që reformat në fusha të tjera që do të përmirësonin jetën e qytetarëve në mbarë Kosovën, si përparimi në zhvillimin ekonomik, lufta kundër korrupsionit, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit, janë gjithashtu prioritete që BE-ja pret që Qeveria e re t’i çojë përpara.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh fituesi i zgjedhjeve të parakohshme, ka shprehur gatishmëri për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog kontruktiv në Bruksel gjatë takimit me emisarin e BE-së për Dialogun Peter Sorensen, gjatë takimit me të në Qeveri më 14.01.2026.

Megjithatë, ai thuhet se ka theksuar rëndësinë e quajtur thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Europian për Veprim me Jashtë.

Kurti bashkë me partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje ka tejkaluar 51% të votave.

Si kandidat për kryeministër, ai pritet të jetë mandatari për formimin e Qeverisë pasi të formohet Kuvendi.

Kosova po pret certifikimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të vazhduar më pas me proceset për formimin e institucioneve. Tani vendi ka hyrë në proces të rinumërimit të 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, që mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë e që rrjedhimisht e vonon edhe shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 ulëse në Kuvend dhe eventualisht bashkë me 11 deputetë nga komunitetet jo-shumicë në të cilin LVV-ja llogaritë, Qeveria do mund të formohej. Por, ky është vetëm skenari i parë ekzistues, ngase mund të ketë edhe interesim për koalicion për një shumicë që lehtë do zgjidhte edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentes.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086.

Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur më 27.12.22025.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të KQZ-së. Atje patën të drejtë vote, 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike.

JU REKOMANDOJMË

DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesionale të mbrojtjes territoriale

DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesionale të mbrojtjes territoriale
23/05/2026 - 10:19

Një dokument i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) e paraqet Ballkanin Perëndimor si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike amerikane. Në dokument...

Më shumëDetails

Hoti thotë se mosrespektimi i marrëveshjes së Uashingtonit për gazin amerikan, i kushtoi Kosovës miliona

Hoti thotë se mosrespektimi i marrëveshjes së Uashingtonit për gazin amerikan, i kushtoi Kosovës miliona
23/05/2026 - 10:12

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, më 2020, parashihte ndërtimin e rrjetit dhe centralit energjetik me gaz amerikan. Sipas...

Më shumëDetails

Hamiti: Kosova i ka punët më keq se kurdoherë

Hamiti: Kosova i ka punët më keq se kurdoherë
23/05/2026 - 09:57

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetin aktual. Ai ka bërë me dije se Kosova i ka punët keq. Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Bie për 7 cent një litër naftë, këto janë çmimet e derivateve
23/05/2026 - 09:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot. Sipas njoftimit, nafta (dizel) do të shitet maksimumi...

Më shumëDetails

Një turk arrestohet në Prishtinë, nxori thikën në stacion policor

E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
23/05/2026 - 09:31

Një shtetas turk, 25-vjeçar, është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur...

Më shumëDetails

Muharremi: Korrupcioni elektoral dhe manipulimi i zgjedhjeve, krimi më i lartë në demokraci

Muharremi për Gërvallën: Është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
23/05/2026 - 09:20

Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se korrupcioni elektoral dhe manipulimi i zgjedhjeve është krimi më i lartë në demokraci. Ai ka bërë me dije se një gjë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë