Prokuroria ka mjaftë prova materiale që tregojnë se Nagip Krasniqi dhe Dejona Mihailin kishin komunikime të shpeshta.
Kështu ka deklaruar sot prokurorja, Fikrije Zejnullahu, në rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Në seancën që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ajo ka treguar Krasniqi i ka dërguar projekte Mihalit, e cila pastaj në mënyrë të kundërligjshme ka vendosur për to.
“Prokuroria ka mjaftë prova materiale, që Nagipi me disa zyrtarë të Vetëvendosjes, më konkretisht me Dejona Mihailin kishin komunikime të shpeshta. Nagip Krasniqi asaj i ka dërgu projekte dhe Dejona në mënyrë të kundërligjshme ka dhënë opinione dhe ka vendos për to”, ka thënë Zejnullahu.










