Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërimi i një pjese të votave shpërfaq dallime të theksuara te disa kandidatë për deputetë

18/01/2026 - 14:21
në Kryesore, Lajme
A A
Vazhdon numërimi i votave me postë, kryeson bindshëm VV-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas rinumërimit të gati gjysmës së vendvotimeve, për të cilat KQZ ka vendosur që të shkojnë në rinumërim, janë shpërfaqur dallime të theksuara tek disa kandidatë për deputet tek partitë politike, duke ngritur shqetësime dhe reagime për vjedhje të votave brenda vetë partive.

Kujtojmë që KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Dallimin më të madh në vota, sipas të dhënave të KQZ-së, janë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ku disa kandidatëve të kësaj partie pas rinumërimit u kanë dalë mijëra vota minus.

Përshembull, kandidatit Fetah Paçarizi pas rinumërimit të votave, ka minus 5 mijë e 294 vota.Pas tij nga PDK që ka dallim më të madh të votave, është Nait Hasani me minus 2 mijë e 972 vota. Pastaj vjen Kujtim Gashi me minus 2 mijë e 133 vota dhe Luljeta Veselaj Gutaj me minus 1 mijë e 819 vota. Top pesë kandidatët me dallimin më të madh në vota pas rinumërimit te PDK e përmbyll kandidati Arianit Çollaku me minus 1 mijë e 597 vota

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas të dhënave të përditësuara të KQZ deri në ora 13:35 të 18 janarit, kandidati me dallimin më të madh në vota pas rinumërimit, është Xhavit Uka me minus 1 mijë e 432 vota.

Pas tij vjen Driton Selmanaj me minus 973 vota. Pastaj vjen Anton Quni me minus 510 vota. Pas tij vjen Visar Azemi me minus 398 vota dhe i pesti është Ardian Shala me minus 148 vota.Tek Lëvizja Vetëvendosje kandidati me dallimin më të madh në vota pas rinumërimit është Arbër Rexhaj me minus 613 vota, pas tij është kandidatja Rea Krasniqi me minus 535 vota. Pas saj është kandidatja Dafina Alishani me minus 445 vota. Pastaj vjen kandidati Valon Ramadani me minus 431 vota dhe top pesshen te VV-ja për dallimin më të madh në vota e përmbyll Mytaher Haskuka me minus 283 vota.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dallimi në vota tek kandidatët ka qenë paksa më i vogël, në dallim me partitë e tjera.Dallimin më të madh e ka pasur kandidati Besnik Krasniqi me minus 264 vota, pas rinumërimit. Pas tij vjen kandidatja Tringa Morina me minus 170 vota.

Pas saj është kandidati Burim Ramadani me minus 121 vota. Pastaj është kandidati Edmond Hoxha me minus 120 vota. Ndërsa top pesshen te AAK e përmbyll kandidatja Diellza Fetoshi, me minus 82 vota, pas rinumërimit.

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së kishte deklaruar për KALLXO.com se rinumërimi i këtyre 36% të vendvotimeve, mund të zgjasë 12 deri në 14 ditë.

Në anën tjetër, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar rinumërim të tërësishëm të votave për kandidatë të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh, sipas tij, një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit.

“Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve. E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh” – ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se indikacionet për manipulim të votës që janë shfaqur pas rinumërimit të disa vendvotimeve në disa komuna, janë të papranueshme.Përmes një komunikate për media, PDK ka thënë se vota e qytetarëve është e shenjtë dhe çdo trajtim, sipas tyre, jokorrekt ose përpjekje për manipulim shkelë parimet demokratike që PDK mbronë.“Standardi ynë është i qartë dhe çdo votë duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe kujdes, nga momenti i hedhjes deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve.Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve” – thuhet në komunikatë.Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se dallimi në votat e tij pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit në Prizren, është bërë pa dashjen dhe dijeninë e tij.Përmes një postimi në Facebook, Quni ka thënë se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve.“Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit” – ka shkruar Quni.

JU REKOMANDOJMË

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën
23/05/2026 - 00:40

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën  22.05.2026 23:35 Presidenti Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit për nisjen e iniciativës Bordi i...

Më shumëDetails

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin
23/05/2026 - 00:36

Gazetari Valon Syla, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori. Ai ka deklaruar se, politika e VV’së është politikë e ‘’tamlit dhe...

Më shumëDetails

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE
22/05/2026 - 22:48

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një fjale pas ceremonisë zyrtare të...

Më shumëDetails

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
22/05/2026 - 22:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij...

Më shumëDetails

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
22/05/2026 - 22:13

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë