Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale për ish-krerët e UÇK-së

19/01/2026 - 08:14
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, në Gjykatën Speciale të Hagës do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorëzojnë dosjet përkatëse trupit gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa me përfundimin e saj procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

Krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, pa asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Detajet për procesin:

Në nëntor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan pas konfirmimit të një aktakuze dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Pretendohet se këtu përfshiheshin persona që konsideroheshin se bashkëpunonin me forcat jugosllave dhe kundërshtarë politikë.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i tregoi Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja kreu hetimet e veta dhe ngriti kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Viktimat aplikuan për të marrë pjesë. Në proces marrin pjesë 155 viktima. Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë. Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ekipet e Mbrojtjes thirrën 7 dëshmitarë. Secila palë pati mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga pala tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë se ekzistojnë rreziqe që e përligjin atë. Deri tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë konstatuar se z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë paraqisnin rrezik të kryerjes së veprave penale të tjera, konkretisht kundër personave që kishin dhënë dëshmi ose që pritej të jepnin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon të parandalojë rrezikun e hakmarrjes kundër dëshmitarëve ose përpjekjet për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë e tij. Gjykatësit do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i nevojshëm për trajtimin e këtyre rreziqeve.

Sa i takon parimit të procesit publik, 134 dëshmitarë që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, e bënë këtë në seancë publike, 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pas asnjë masë mbrojtëse. Kjo pavarësisht se transparenca, është kritikuar dukshëm.

JU REKOMANDOJMË

Erdogan paralajmëron: Lufta me Iranin po fillon ‘ta dobësojë’ Evropën

Erdogan paralajmëron: Lufta me Iranin po fillon ‘ta dobësojë’ Evropën
23/04/2026 - 10:15

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se lufta në Iran po fillon ta “dobësojë Evropën” gjatë një telefonate me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Një postim në mediat sociale...

Më shumëDetails

Gjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të vazhduar përpara

Gjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të vazhduar përpara
23/04/2026 - 10:11

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë fjalë miradije për Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitakun, njëherësh nënkryetaren e Kuvendit. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend
23/04/2026 - 10:08

Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, por se kjo nuk do të...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur

Ambasada e SHBA, Whitaker i qartë me Vuçiqin: Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur
23/04/2026 - 10:07

Ambasada amerikane në Beograd ka njoftuar për takimin e ambasadorit të SHBA’së në NATO, Matthew Whitaker, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Serbi....

Më shumëDetails

Gjuhë përçarëse, goditje ndaj veprës së UÇK-së, i quan Albulena Haxhiu deklaratat e deputetit Geci

Haxhiu: Nëse s’ka reflektim, e vetmja zgjidhje mund të jenë zgjedhjet
23/04/2026 - 10:02

Kryetarja e kuvendit, njëkohësisht edhe ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka dënuar deklaratën e deputetit Fatos Geci. Haxhiu u shpreh se...

Më shumëDetails

Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës

Aksioni në ndërtim zbulon shkelje në Kosovë: mbyllen 50 kantiera, dhjetëra kompani drejt gjykatës
23/04/2026 - 10:01

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas shtimit të rasteve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vjedhja e rëndë në këtë qytet të Kosovës: Motra “fik” vëllain, ia merr 180 mijë dollarë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Elijona ia qet “flakën” Instagramit nga pushimet në Egjipt (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë