Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në nivel vendi, pas mospërputhjeve të mëdha të shpërfaqura në procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve.
Hamza shkruan:
Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.













