Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.
Ky proces ka nxjerr na pah parregullsi dhe devijim të vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kjo situatë ka bërë që shumica e kandidatëve për deputetë të fitojnë apo të humbin vota. Por si qëndron situate në Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti, nga rinumërimi i deritashëm i janë hequr 168 vota.
Me minus të votave janë edhe Ejup Maqedonci (-169 vota), Artan Abrashi (-244 vota), Valon Ramadani (-411 vota) dhe Arbër Rexhaj (-632 vota)
Ndërsa votat pas rinumërit të deritashëm i janë shtuar më së shumti Hajrulla Çekut me 183 vota dhe Hekuran Muratit 124 vota./Indeksonline/












