Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërimi i ndryshon llogaritë – a mbetet kohë për zgjedhjen e Presidentit?

20/01/2026 - 14:44
në Lajme
A A
Rinumërimi i ndryshon llogaritë – a mbetet kohë për zgjedhjen e Presidentit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rinumërimi i të gjitha votave për kandidatët për deputetë në listat zgjedhore i ka shtyrë planet për datat e mundshme të konstituimit të Kuvendit, formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati në javën e parë të prillit dhe sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, votimi për presidentin e ri duhet të ndodhë 30 ditë më herët. Edhe Ismet Kryeziu dhe Ehat Miftaraj nga shoqëria civile, dhanë mbrëmë në Pressing në T7 mendimet e tyre për këtë çështje.

Gazeta Express

Për 12 deri në 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pasi rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nxori dallime prej qindra deri në mijëra vota për kandidatët brenda subjekteve politike, KQZ vendosi të hënën për rinumërim të plotë të të gjitha votave.

Ky proces mund do ta vonojë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve dhe certifikimin e tyre, që ishte planifikuar të bëhej këto ditë.

Koha për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit, tani duket se duhet të llogaritet mirë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj tha mbrëmë në Pressing në T7 se “më 5 prill Vjosa nuk është presidente, i përfundon mandati”.

“Tani jemi në një situatë… nëse themi që bëhet certifikimi i rezultateve deri në fund të shkurtit dhe presidentja është deri më 5 prill, presidentja s’ka nevojë me e pritë 30 ditëshin por e thërret brenda një jave mbledhjen konstituive të Kuvendit”, tha ai. “Në momentin që konstituohet Kuvendi, zgjidhet kryetari i Kuvendit, automatikisht kryetari i Kuvendit i kësaj legjislature bëhet ushtrues detyre i presidentit”.

Ismet Kryeziu nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim tha se “Kuvendi i ka 60 ditë për me e zgjedhë presidentin”.

“Atë ditë që bëhet Kuvendi, mund të zgjidhet presidenti. Rrjedhin afatet…”, tha ai në Pressing.

Kryeziu tha se “afati fillon të rrjedhë prej ditës kur formohet Kuvendi”.

“Vjosa Osmani, presidentja aktuale, pas 5 prillit nuk është presidente, por vendi nuk shkon në zgjedhje, derisa të konsumohet 60 ditëshi i Kuvendit”.

Kur numërimi i votave po shkonte drejt fundit, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte shpjeguar në një intervistë për Gazetën Express më 8 janar afatet për zgjedhjen e presidentit.

“Sipas nenit 86.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Kjo do të thotë se zgjedhja e tij/saj duhet të ndodhë më së largu ditën e fundit para se të përfundojnë tridhjetë ditët nga përfundimi i mandatit. Kur i bie kjo, le ta llogarisin ata që kanë interes për një gjë të tillë..”, ka thënë ai.

Nëse kjo nuk ndodh, Hasani thoshte se “vendi duhet të shkojë në zgjedhje automatikisht”.

“Ato mbahen, sipas nenit 86.5 të Kushtetutës, brenda dyzet e pesë (45) ditësh. Kjo nënkupton se nuk mund të ketë votim për Presidentin e Republikës pasi të futemi në tridhjetë (30) ditët kushtetuese kur duhet të jetë i zgjedhur Presidenti”.

Kjo, siç thotë ai, gjithashtu nënkupton se, “ditën që zonjës Vjosa Osmani i përfundon mandati, atë pozitë e merr Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës, kurse zonja Osmani shpall dekretimin e zgjedhjeve të reja”.

Hasani ka përmendur edhe “një afat tjetër kushtetues prej gjashtëdhjetë (60) ditësh kur shkohet automatikisht në zgjedhje”, sipas neniit 82.1 (3) të Kushtetutës, por ka shtuar se “ai vlen për situatat që nuk kanë të bëjnë me përfundimin e mandatit të Presidentit të Republikës, siç ka qenë rasti Pacolli”.

“Ky afat është absolut, pra çdoherë kur vendi i Presidentit të Republikës mbetet vakant, ekzistojnë gjashtëdhjetë (60) ditë për ta zgjedhur, ndryshe shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje”.

Situata me afatin 60 ditësh, sipas Hasanit “mund të krijohet pas zgjedhjeve të reja për Kuvendin e Kosovës, i cili më pas duhet të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës, meqë vendi mbetet në duart e Ushtruesit të Detyrës së Presidentit të Republikës”.

Pas rinumërimit të rezultateve, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e më pas edhe në Gjykatën Supreme, mund të paraqiten ankesa që do të kërkonin disa ditë shqyrtim.

KQZ planifikonte që rezultatet përfundimtare të shpalleshin më 19 janar, por rinumërimi i ka ndryshuar planet. Zëdhënësi Valmir Elezi tha dje se procesi i rinumërimit të të gjitha votave “mund të zgjasë nga 12 – 14 ditë”.

Kuvendi duhet të konstituohet pasi të jenë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Pika 1 e nenit 66 të Kushtetutës thotë se Kuvendi zgjidhet në seancën konsistuive e cila “mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve”.

Presidentja“e thërret seancën e parë të Kuvendit”, sipas pikës 3 të të njëjtit nen. Nëse ajo nuk është në gjendje ta bëjë këtë, “Kuvendi mblidhet pa pjesëmarrjen e Presidentit”, thotë Kushtetuta.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, presidentja, siç parasheh pika e parë e nenit 95 të Kushtetutës, “i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë”.

Kandidati i caktuar për formimin e qeverisë më pas duhet ta paraqesë përbërjen e Qeverisë para deputetëve “jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë”, pasi të jetë mandatuar.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 51.11% të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke marrë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave – 22 deputetë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23% të votave – 15 deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i ketë gjashtë ulëse në Kuvend pas 5.50% të votave të fituara./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri

Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
22/04/2026 - 22:32

Lutfi Haziri nga LDK-ja ka deklaruar se oferta për çështjen e presidentit ka qenë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike, e cila sipas tij është konkretizuar...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Kushdo që fyen Hashim Thaçin e ka fyer UÇK-në

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin
22/04/2026 - 22:12

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të bëra një ditë më parë në seancën parlamentare...

Më shumëDetails

Geci: Atë fjalim Fatosit ja ka dhënë një deputet i afërt me Kurtin e Konjufcën, ma ka thënë vëllau im

Geci: Atë fjalim Fatosit ja ka dhënë një deputet i afërt me Kurtin e Konjufcën, ma ka thënë vëllau im
22/04/2026 - 21:48

Xhaxhai i deputetit Fatos Geci, Gani Geci ka komentuar deklaratën skandaloze të nipit të tij në Kuvendin e Kosovës. Në një lidhje direkte në Debat Plus, Geci ka...

Më shumëDetails

Gruda kritikon Kurtin: Procesi për zgjedhjen e Presidentit “farsë” dhe i dizajnuar për dështim

Gruda kritikon Kurtin: Procesi për zgjedhjen e Presidentit “farsë” dhe i dizajnuar për dështim
22/04/2026 - 21:39

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Perparim Gruda, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e negociatave dhe zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke e cilësuar...

Më shumëDetails

Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin

Ofertat “gjeneroze” të Kurtit, Bajrami e akuzon se s’ka qenë serioz në ofertat për presidentin
22/04/2026 - 21:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ofertat që ai i ka cilësuar si “gjeneroze” për opozitën. Sipas Bajramit, qëndrimet e...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër

E dhimbshme: Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
22/04/2026 - 21:16

Një kosovar humbi jetën tragjikisht sot në Zvicër pas një aksidenti. Bëhet fjalë për Lekë (Pashk) Dodaj, familja e së cilit është nga fshati Krushevë e Madhe e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    Deklarata e deputetit Geci, reagon Enver Dugolli

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Caktohet masa e paraburgimit ndaj 19 te arrestuarve për bixhoz në Mitrovicë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Edhe pse gjeti një ‘mal’ shkelje, Inspektorati nuk i ndërpreu punimet te Xani Excluzive i Osman Xani, por te Xani Invest i vëllaut të tij (Dokument)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- deputeti i VV’së, Fatos Geci, eskaloi dje në gjuhë edhe ndaj Vlora Çitakut

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Trimat e tastierës”, Haradinaj: Prej Merdares e deri në Prishtinë duke qajtë i biri i qenit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë