Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Inspektorati i Punës “godet” KAM Marketin – Merr gjobë mijëra euro për shkelje të drejtave të punëtorëve

21/01/2026 - 15:02
në Kryesore, Lajme
A A
Inspektorati i Punës “godet” KAM Marketin – Merr gjobë mijëra euro për shkelje të drejtave të punëtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar tri gjoba të ndryshme ndaj kompanisë “Diambe Kosova Sh.P.K.” (i njohur si rrjeti i marketeve KAM), pas inspektimeve që zbuluan një varg shkeljesh ligjore, që nga mospagesat e plota të pagave e deri te mungesa e kontratave të punës dhe fshehja e të dhënave për orët shtesë.

Një seri inspektimesh të realizuara gjatë muajve të verës dhe vjeshtës së vitit 2025, kanë rezultuar me masa ndëshkimore për kompaninë e shitjes me  pakicë në Kosovë. Sipas vendimeve që posedon Insajderi, vlera totale e gjobave të shqiptuara nga tri procese të ndryshme vlerësimi arrin në 2 mijë e 500 euro.

Vendimi më i rëndë vjen pas disa ankesave anonime ku punëtorët denoncuan se po paguheshin nën vlerën e kontratës dhe se kompania po u ndalte para nga paga për “vjedhjet apo humbjet në markete”.

Në vendim thuhet se kishte mungesa të kontratave. Për 6 nga 10 punëtorët e inspektuar, kompania nuk prezantoi fare kontrata pune, duke shkelur Nenin 10 të Ligjit të Punës.

Po ashtu, inspektorët kanë konstatuar se kishte edhe manipulime me paga. Punëtorët u paguan me shuma më të ulëta se ato që figurojnë në kontratat e tyre.

Inspektorati ia ka tërhequr vërejtjen kompanisë se nuk mund të zbriten paratë nga rroga e punëtorëve për humbjet në market pa u zhvilluar një procedurë e mirëfilltë disiplinore.

Për këto shkelje, kompania u gjobit me 1,700 euro.

Orët shtesë dhe “fshehja” e evidencës

Në një tjetër inspektim, “Diambe Kosova” u ndëshkua me 600 euro gjobë për shkak se kompania nuk kishte mbajtur të dhëna të sakta për punën jashtë orarit, punën gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, duke tentuar të fshehë angazhimin real të punonjësve.

Ndërprerja e paligjshme e kontratave

Gjoba e tretë prej 200 eurosh erdhi pas një ankesë për ndërprerje të njëanshme dhe të kundërligjshme të marrëdhënies së punës. Inspektorati vërtetoi se punëdhënësi kishte shkelur Nenin 15 të Ligjit të Punës, duke mos respektuar procedurat e parapara për largimin e punëtorit nga puna.

 

Ministria nuk e ka shqyrtuar ende ankesën e KAM-it, kompania zgjedh heshtjen

Megjithëse vendimet e Inspektoratit të Punës janë të prera, rrjeti i marketeve KAM ka bërë ankesë në shkallën në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Gazeta Insajderi ka pyetru MFPT lidhur me këtë ankesë, por sipas pargjigjës së tyre ende nuk është shqytruat ankesa në fjalë.

“MFPT ju njofton se lidhur me pyetjet tuaja për trajtimin e ankesës së subjektit juridik ‘Diambe Kosova’, pas konsultimit me Komisionin dhe pas shqyrtimit të të gjitha lëndëve që kemi trajtuar deri tani, konstatojmë se kjo lëndë ende nuk ka arritur për trajtim në Organin e shkallës së dytë, i cili vepron si organ epror ndaj vendimeve të IP-së. Komisioni nuk ka asnjë të dhënë lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e MFPT-së për Insajderin.

Në anën tjetër, Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga vetë drejtuesit e “Diambe Kosova”, për t’i pyetur rreth shkeljeve të konstatuara nga Inspektorati dhe pretendimeve të punëtorëve për ndalesa të jashtëligjshme në paga, por nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
Lajme

Gati 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë vitit 2025, sipas ASK-së

21/01/2026 - 17:44
Kurti kujton Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes: Lider i shquar – ka vend në historinë e Kosovës
Kryesore

Kurti kujton Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes: Lider i shquar – ka vend në historinë e Kosovës

21/01/2026 - 17:31
Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë për shkak të bllokadave në kufi
Lajme

Hazir Haziri lirohet nga burgu në Serbi, u burgos në shtator të vitit të kaluar

21/01/2026 - 17:15
Rashiq i gatshëm ta votojë Osmanin për presidente, por ka disa kërkesa?
Lajme

Rashiq i gatshëm ta votojë Osmanin për presidente, por ka disa kërkesa?

21/01/2026 - 17:09
Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump
Kryesore

A do të paguajë Kosova diçka për pjesëmarrje në Bordin e Paqes, Osmani: S’përmendet, shtetet mund ta bëjnë vullnetarisht

21/01/2026 - 16:56
Çitaku në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Dielli do të lindë përsëri
Lajme

Çitaku: Në Ditën e Pavarësisë nuk do të heshtim, protestojmë për drejtësi për çlirimtarët

21/01/2026 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Ekskluzive: Ja dosja e Prokurorisë për skandalin e certifikatave për armë të lëshuara nga menaxheri i “Reload” përmes ryshfetit (Dokument)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Hetuesit e Krimeve Ekonomike zbarkojnë në Komunën e Mitrovicës, po hetohet skandali për lejen ndërtimore të London LTD

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë