Donika Gërvalla ka përkujtuar 20-vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke theksuar rolin e tij si udhërrëfyes moral dhe politik i Kosovës.
Ajo vlerësoi maturinë, rezistencën paqësore dhe vizionin e Rugovës për liri, demokraci dhe shtetndërtim, duke theksuar se trashëgimia e tij mbetet përgjegjësi e vazhdueshme për ndërtimin dhe përparimin e Kosovës.











