Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë

21/01/2026 - 18:41
në Lajme
A A
Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka vlerësuar se subjekti i tij politik nuk duhet t’i japë votën presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Nura, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka deklaruar se ky qëndrim lidhet me faktin se, sipas tij, Osmani gjatë mandatit të saj ka mbajtur qëndrime të njëanshme në favor të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kemi pasur një takim menjëherë pas zgjedhjeve, por nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Unë personalisht mendoj që Vjosa Osmani nuk duhet të ketë votë nga PDK-ja dhe nga asnjë parti tjetër opozitare, pasi është parë qartë që ka mbajtur qëndrime pro Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Nura.Ai ka shtuar se PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim të vetin për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se figura që duhet propozuar duhet të jetë unike dhe përbashkuese.

Sipas Nurës, emri më i përshtatshëm për këtë post është Rifat Jashari.“Mendoj që ajo nuk duhet të vendoset më në sprovë. PDK-ja do të duhej të dilte me një propozim me një figurë unike dhe përbashkuese, një figurë që vazhdimisht ka kërkuar unitet dhe bashkim të spektrit politik. Në këtë mandat do të ishte e drejtë dhe e mirë që të propozohej Rifat Jashari për president të Kosovës. Do të ishte një nder për Kosovën”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse një figurë si Rifat Jashari do të kishte përkrahjen e partive të tjera politike, Nura është shprehur optimist, duke thënë se beson që ai do të merrte votat e nevojshme edhe pa koordinim paraprak ndërmjet partive.“Nuk besoj që ndonjë parti do ta kundërshtonte ose do të gjente ndonjë metodë për t’iu shmangur votimit të një figure të tillë. Duke e ditur se Rifati në çdo tubim ka kërkuar bashkim të partive politike rreth interesit të përbashkët për Kosovën, kam besimin që posa të ishte shfaqur emri i tij për votim, ai do t’i merrte votat”, ka përfunduar Nura.

JU REKOMANDOJMË

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak
Lajme

Mehmeti: Vjedhja e votave nuk është dukuri e re, është bërë edhe me dirigjim partiak

21/01/2026 - 21:40
Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve
Lajme

Hamza: Ka pasë koordinim të plotë mes Kurtit dhe Osmanit për caktimin e datës së zgjedhjeve

21/01/2026 - 21:24
Trump i thotë Evropës: Pa SHBA-në, do të flisnit vetëm gjermanisht dhe japonisht
Lajme

Trump i thotë Evropës: Pa SHBA-në, do të flisnit vetëm gjermanisht dhe japonisht

21/01/2026 - 21:05
Enver Hoxhaj në Davos: Ballkani është test i sigurisë së Evropës, jo periferi
Lajme

Enver Hoxhaj në Davos: Ballkani është test i sigurisë së Evropës, jo periferi

21/01/2026 - 20:50
Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”
Kryesore

Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

21/01/2026 - 20:43
Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump
Lajme

Rama mbërrin në Vlorë për të zhvilluar një takim me Ivanka Trump

21/01/2026 - 20:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Hetuesit e Krimeve Ekonomike zbarkojnë në Komunën e Mitrovicës, po hetohet skandali për lejen ndërtimore të London LTD

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mehmetaj: Xhavit Nuredini që më kërcënoi me vrasje, i ka dy vëllezër policë të Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë