Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në një takim zyrtar komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve. Me këtë rast, komandanti Ulutaş i përcolli kryetarit Idrizi edhe urimet për mandatin e dytë në krye të Komunës së Vushtrrisë.
Kryetari Idrizi e falënderoi komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin e deritanishëm, për urimet e pranuara dhe për vizitën e realizuar sot, duke theksuar vlerën e rolit të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.











