Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Procesi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00, dhe po vijon edhe të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 16:00.
Deri në këtë fazë, janë rinumëruar 937 nga gjithsej 2,557 vendvotime të planifikuara. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rinumërimi i plotë ka përfunduar tashmë në tetë komuna të vendit, ndërsa puna po vazhdon në komunat e tjera.












