Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: SHBA kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

21/01/2026 - 20:11
në Lajme
A A
Kamberi: SHBA kërkojnë përgjegjësi nga Beogradi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas miratimit të rezolutës H.R. 6411 nga Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA, e cila ka të bëjë me të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi ka theksuar se miratimi i kësaj rezolute përfaqëson një qëndrim zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë dhe një hap të rëndësishëm drejt kërkimit të përgjegjësisë ligjore dhe politike nga Serbia.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për kongresistin Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropë, për iniciativën dhe lidershipin e tij, si dhe për përkrahjen dypartiake të kryetarit të Komitetit, Brian Mast, dhe nënkryetarit Gregory Meeks. Sipas Kamberit, rezoluta tashmë pritet të miratohet edhe nga vetë Kongresi amerikan.

Në postimin e tij, Kamberi ka rikujtuar se kjo arritje është rezultat i një përpjekjeje të gjatë që nga viti 2001, e ndërtuar mbi durim, këmbëngulje dhe besim, nën përkrahjen e vazhdueshme të Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi, si dhe të Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ai ka vlerësuar po ashtu rolin e komunitetit shqiptar në Teksas, veçanërisht organizatën Albanians For America, si dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

“Një betejë e gjatë dhe e drejtë, sot e kurorëzuar me sukses. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi, duke shtuar se “zëri ynë u dëgjua dhe puna jonë po shihet”.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, “nuk u ndalën kurrë”, duke e cilësuar këtë zhvillim si një fitore të rëndësishme politike dhe morale për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është arsyja pse LDK mban nesër konferencë
Lajme

Kjo është arsyja pse LDK mban nesër konferencë

21/01/2026 - 23:07
Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Kryenegociatori Petkoviq ka udhëtuar drejt Brukselit
Kryesore

Pala serbe njofton për raund të ri të dialogut nesër, Kryenegociatori Petkoviq ka udhëtuar drejt Brukselit

21/01/2026 - 22:51
Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet
Kryesore

Hamza befason me përgjigjen për zgjedhjen e presidentit

21/01/2026 - 22:39
U tall me Macronin dhe e përuli në Davos, Franca ia kthen Trumpit me GIF-in dhe stilin e tij: “Lajm i rremë”
Lajme

U tall me Macronin dhe e përuli në Davos, Franca ia kthen Trumpit me GIF-in dhe stilin e tij: “Lajm i rremë”

21/01/2026 - 22:23
Përfundon takimi mes Ivanka Trump dhe Edi Ramës
Lajme

Përfundon takimi mes Ivanka Trump dhe Edi Ramës

21/01/2026 - 22:18
“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
Lajme

“Rugova në momentet e ndryshimeve i dha orientim vendit”, Latifi: Deri në 89, ja ke qenë me Titon ja me Enverin

21/01/2026 - 22:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    Skandali laboratorik: U kryen 53 analiza kundërligjshëm pa biokimist – Inspektorati i Vitisë gjobë simbolike për “Olive Medical”, në të cilin punon gruaja e tij

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Djali i ish-Presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Drita Rugova, historia e vajzës që u bë ”motra” e Ibrahim Rugovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Vëllai ka punuar si sigurim i Kadri Veselit” – Komuna e Faton Pecit rrënon objektin, pronari thotë se është hakmarrje politike

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mehmetaj: Xhavit Nuredini që më kërcënoi me vrasje, i ka dy vëllezër policë të Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë