Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hahn: Serbia në rënie të vazhdueshme, BE-ja nuk bën lëshime për anëtarësim

22/01/2026 - 10:37
në Lajme
A A
Hahn: Serbia në rënie të vazhdueshme, BE-ja nuk bën lëshime për anëtarësim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë lloj lëshimi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha vendet kandidate, përfshirë Serbinë, duhet t’i përmbushin plotësisht standardet e BE-së.

Në një intervistë për revistën NIN, Hahn tha se anëtarësimi në BE është një vendim shumë serioz si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë Unionin, duke theksuar se në rastin e Serbisë vazhdojnë të ekzistojnë shumë çështje të hapura.

“Nëse flasim për Serbinë, ende ka shumë çështje të pazgjidhura, përfshirë një nivel mjaft të ulët të harmonizimit të politikës së jashtme me atë të Brukselit”, deklaroi Hahn, duke komentuar rënien e vazhdueshme të mbështetjes për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai hodhi poshtë idenë e pranimit të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor “në paketë”, duke theksuar se procesi i zgjerimit është individual dhe bazohet në meritë dhe përmbushje konkrete të standardeve të BE-së.

“Nuk ka procedurë të përshpejtuar dhe as popust. Çdo vend kandidat vlerësohet veçmas dhe në bazë të asaj që ka arritur”, theksoi Hahn, shkruan gazeta Express.

Sipas tij, edhe vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerimin me më shumë se 30 vende anëtare, çka kërkon ndryshime në sistemin e vendimmarrjes, përfshirë kalimin nga vendimmarrja me konsensus në atë me shumicë të kualifikuar.

Megjithatë, Hahn nënvizoi se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por pa kompromentuar standardet e saj.

“Nëse i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëhet pjesë e familjes evropiane, kjo do të ishte në interes të të gjithëve – si të rajonit ashtu edhe të BE-së. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse vendet kandidate i përmbushin plotësisht standardet për anëtarësim”, tha ai.

Duke iu referuar diskutimeve për anëtarësimin më të shpejtë të Ukrainës dhe Moldavisë, Hahn theksoi se edhe në këto raste nuk do të ketë lëshime.

“Nuk mund të ketë leshime. Çdo shtet kandidat duhet t’i përmbushë kushtet dhe standardet e përbashkëta të Bashkimit Evropian”, u shpreh Hahn.

Sa i përket luftës në Ukrainë, ai vlerësoi se përfundimi i saj kërkon mbështetje të fortë dhe efektive ushtarake për Ukrainën, e cila do të kishte efekt parandalues ndaj Rusisë dhe do të krijonte kushte për armëpushim dhe negociata.

JU REKOMANDOJMË

Deliu-Kodra: Pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja me vullnetin politik të Kurtit

Deliu-Kodra: Pashmangshëm po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja me vullnetin politik të Kurtit
15/04/2026 - 22:29

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke folur për çështjen e Presidentit, tha se kryeministri Albin Kurti nuk po do të sigurojë marrëveshje. Ajo në emisionin...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 48 vjeçari humb jetën në vendin e punës

Ra nga kati i gjashtë në vendin e punës, ky është punëtori që humbi jetën dje në Ferizaj
15/04/2026 - 22:11

Një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes. Kështu ka bërë të ditur për Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e...

Më shumëDetails

“Tërhiqem menjëherë”, Gruda për Konjufcën: E dha këtë deklaratë me gjasë se e zunë gazetarët befasisht në korridor

“Tërhiqem menjëherë”, Gruda për Konjufcën: E dha këtë deklaratë me gjasë se e zunë gazetarët befasisht në korridor
15/04/2026 - 22:01

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e presidentit. Ai tha se kjo parti e ka shpërdorur afatin...

Më shumëDetails

Gruda: Kurti merret me gjithçka tjetër, përveç zgjedhjes së presidentit

Gruda: Kurti merret me gjithçka tjetër, përveç zgjedhjes së presidentit
15/04/2026 - 21:51

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, Lëvizja Vetëvendosje nuk po tregon gatishmëri për ta çuar përpara procesin e zgjedhjes së presidentit. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë
15/04/2026 - 21:39

Sëmundja e lisë së deleve dhe dhive është paraqitur në një fermë në Sazli të Ferizajt. Pronari i kësaj ferme thotë se, pasi ka vërejtur disa shenja klinike...

Më shumëDetails

Alarmon Flutura Kusari: LVV po përpiqet të kontrollojë në formë absolute RTK-në dhe KPM-në

Alarmon Flutura Kusari: LVV po përpiqet të kontrollojë në formë absolute RTK-në dhe KPM-në
15/04/2026 - 21:26

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka alarmuar në “Pressing” të T7, për mënyrën sesi Lëvizja Vetëvendosje po provon që të kap Radio Televizionin e Kosovës (RTK), dhe Komisionin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Dalin pensionet për të moshuarit dhe kontribuuesve

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LVV-LDK drejt marrëveshjes, Ermal Panduri: Ekskluzive, nuk është e vërtetë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë