Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

22/01/2026 - 10:50
në Lajme
A A
SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të largohen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme, përballë paralajmërimeve se vendimi do të godasë si shëndetin amerikan ashtu edhe atë global, si dhe në shkelje të një ligji amerikan që kërkon që Washingtoni t’i paguajë agjencisë së shëndetësisë të OKB-së 260 milionë dollarë në tarifa që i detyrohen.

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA do të largohej nga organizata në ditën e parë të presidencës së tij në vitin 2025, nëpërmjet një urdhri ekzekutiv.

Sipas ligjit amerikan, ajo duhet të japë njoftim njëvjeçar dhe të paguajë të gjitha tarifat e papaguara para largimit.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se dështimi i OBSH-së për të përmbajtur, menaxhuar dhe ndarë informacionin i kishte kushtuar SHBA-së triliona dollarë dhe presidenti kishte ushtruar autoritetin e tij për të ndaluar transferimin e ardhshëm të çdo fondi, mbështetjeje ose burimi të qeverisë amerikane tek OBSH-ja. “Populli amerikan i ka paguar më shumë seç duhet kësaj organizate dhe kjo goditje ekonomike është përtej një pagese fillestare për çdo detyrim financiar ndaj organizatës”, tha zëdhënësi me email.

Gjatë vitit të kaluar, shumë ekspertë globalë të shëndetit kanë kërkuar një rimendim, përfshirë së fundmi Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH-ja tha gjithashtu se SHBA-të ende nuk i kanë paguar tarifat që u detyrohen për vitet 2024 dhe 2025. Shtetet anëtare janë gati të diskutojnë largimin e SHBA-së dhe se si do të trajtohet në bordin ekzekutiv të OBSH-së në shkurt, tha një zëdhënës i OBSH-së për Reuters me email. “Kjo është një shkelje e qartë e ligjit amerikan”, tha Lawrence Gostin, drejtor themelues i Institutit O’Neill për Ligjin Global të Shëndetit në Universitetin Georgetown në Washington, një vëzhgues i afërt i OBSH-së.

Washingtoni tradicionalisht ka qenë deri tani mbështetësi më i madh financiar i agjencisë së shëndetit të OKB-së, duke kontribuar rreth 18% të financimit të saj të përgjithshëm. OBSH-ja do të shkurtojë gjithashtu rreth një të katërtën e stafit të saj deri në mesin e këtij viti.

Agjencia tha se ka punuar me SHBA-në dhe ka ndarë informacione gjatë vitit të kaluar. Nuk është e qartë se si do të funksionojë bashkëpunimi në të ardhmen.
Ekspertët globalë të shëndetit thanë se kjo përbënte rreziqe për SHBA-në, OBSH-në dhe botën.

JU REKOMANDOJMË

U raportua se ka marrëveshje që të bëhet kryetar i Kuvendit, reagon Lutfi Haziri

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
15/04/2026 - 16:52

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas lajmeve se partia e tij ka arritur marrëveshje me Vetëvendosjen, me të cilën atij do t’i mundësohet posti...

Më shumëDetails

Faton Peci me aktivitet për të pagjeturit në veri, reagon kryetari i Mitrovicës së Veriut: Mungesë respekti e ndërhyrje në kompetencat komunale

Faton Peci me aktivitet për të pagjeturit në veri, reagon kryetari i Mitrovicës së Veriut: Mungesë respekti e ndërhyrje në kompetencat komunale
15/04/2026 - 16:42

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, bashkë me disa të rinj nga Shoqata e të Pagjeturve “Zëri i Prindërve” kanë qëndruar sot në veri të Mitrovicës për...

Më shumëDetails

Dalin pensionet për të moshuarit dhe kontribuuesve

Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve
15/04/2026 - 16:34

Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare ka njoftuar sot se është bërë alokimi i pensioneve për pensionistët e moshës dhe atyre kontribuues. Numri i përfituesve...

Më shumëDetails

Moszgjedhja e presidentit/ A mund të ketë lëndë të re në Kushtetuese, flet avokati i njohur

Avokati Bajraktari: Dëshmia e James Rubin konfirmon të vërtetën për luftën e UÇK-së
15/04/2026 - 16:22

Kanë mbetur edhe rreth 13 ditë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund të shkojë në zgjedhje që duhet të mbahen...

Më shumëDetails

Pse u përjashtua nga kryesia e LDK-së? Flet Besa Gaxherri

Gaxherri: Me mujt nesër e dërgojmë vendin në zgjedhje
15/04/2026 - 16:05

Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në një prononcim për “Front Online” ka folur pas publikimit të listës së re të kryesisë, në të cilën ajo...

Më shumëDetails

Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar

Azemi: MINT po tenton ta mbulojë skandalin e hajnisë me njehsorët, LDK kërkon që të kompensohen qytetarët e dëmtuar
15/04/2026 - 15:55

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Visar Azemi, në një konferencë për media ka paraqitur shqetësimet e LDK-së rreth hajnisë me njehsorët elektrik. Sipas tij, Ministria e Industrisë po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dalin pensionet për të moshuarit dhe kontribuuesve

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LVV-LDK drejt marrëveshjes, Ermal Panduri: Ekskluzive, nuk është e vërtetë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë