Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.
Rama në Facebook ka shkruar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe hapin mundësi të reja për qytetarët e kryeqytetit.












