Këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj Bujupi, ka reaguar pas nënshkrimit në Davos për anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, i formuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë rolin udhëheqës të Osmanit, si kontribuese e denjë në ndërtimin e paqes, duke u rreshtuar me dinjitet në anën e vlerave universale dhe të rendit ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani, me maturi shtetërore dhe vizion afatgjatë, mishëron rolin e saj udhëheqës ndërsa Republika e Kosovës afirmohet si kontribuese e denjë në ndërtimin e paqes, duke u rreshtuar me dinjitet në anën e vlerave universale dhe të rendit ndërkombëtar.












