Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime për manipulim votash, Policia konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren

23/01/2026 - 10:45
në Kryesore, Lajme
A A
Dyshime për manipulim votash, Policia konfirmon se po kryhen bastisje në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka konfirmuar se, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke u zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, ka bërë të ditur për RTK-në se aktualisht po kryhen bastisje, ndërsa për detajet e operacionit publiku do të njoftohet pas përfundimit të tij.

Në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë që ishin angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim. Gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Ky informacion ishte konfirmuar nga Kryeziu edhe ditë më parë.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte bërë të ditur se ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të votave dhe se, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, pas rinumërimit në disa vendvotime janë vërejtur dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, çka ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Kryesore

Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

23/01/2026 - 13:48
Trump nis aeroplanmbajtësin USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik
Kryesore

Trump nis aeroplanmbajtësin USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik

23/01/2026 - 13:42
Hamiti: Kurti e Osmani mbajtën Kosovën nën sanksione dhe qytetarët në varfëri
Kryesore

Hamiti: Kurti e Osmani mbajtën Kosovën nën sanksione dhe qytetarët në varfëri

23/01/2026 - 13:27
Intervistohen komisionerët e të gjitha partive, disa të ndaluar në Prizren
Kryesore

Intervistohen komisionerët e të gjitha partive, disa të ndaluar në Prizren

23/01/2026 - 13:18
Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
Kryesore

Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet

23/01/2026 - 13:09
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët në kohën kur iu bastis vendbanimi në Kosovë
Lajme

Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët në kohën kur iu bastis vendbanimi në Kosovë

23/01/2026 - 12:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hazir Haziri tregon një incident që i ndodhi në burgun e Serbisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Eskalon ‘hajnia’ edhe në Malishevë: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë