Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se mes personave të ndaluar në operacionin e sotëm në Prizren për dyshime të manipulimit të votave është edhe djali i Nait Hasanit.
Ndryshe, më herët nga burime të besueshme u bë e ditur se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici, në kuadër të hetimeve për manipulim të procesit të votimit, ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.











