Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit

23/01/2026 - 11:45
në Kryesore, Lajme
A A
Aksioni për arrestimin e hajnave të votave, flasin nga Prokuroria Themelore e Prizrenit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori në pah vjedhje të mijëra votave të kandidatëve brenda partive.

Për këtë u vu në lëvizje Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Prizrenit për dyshimet për manipulim votash në rajonin e Prizrenit ku dyshohet se ka pasë manipulime më të mëdha.

Lajmin për këtë aksion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti. Por, ajo s’dha shumë detaje, ndërsa paralajmëroi komunikatë më vonë për të gjithë aksionin e sotëm.

“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar aksioni dhe ka të bëjë me manipulim votash. Për momentin nuk mund të jap më shumë detaje, por gjatë ditës do të dalim me njoftim”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, deri më tani u konfirmua se është arrestuar një komisioner i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i tha Gazetës Express se arrestimi ka qenë “i paligjshëm” dhe se s’ka asnjë provë për akuzën me të cilën ngarkohet klienti i tij.

“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha Gjini.

Mediumi publik raportoi se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ se janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërkaq, portali “Sinjali” pak më herët raportoi se në mesin e të ndaluarve ka qenë edhe djali i kandidatit për deputet nga PDK, Nait Hasani.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu, por ai s’ka qenë i qasshëm.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon këshilltarin britanik për Siguri Kombëtare, diskutojnë për ekonominë dhe sigurinë
Kryesore

Kurti takon këshilltarin britanik për Siguri Kombëtare, diskutojnë për ekonominë dhe sigurinë

23/01/2026 - 14:47
Gati 900 plus, Arian Tahirit iu shtuan më së shumti vota gjatë rinumërimit
Kryesore

Gati 900 plus, Arian Tahirit iu shtuan më së shumti vota gjatë rinumërimit

23/01/2026 - 14:34
Rreth 20 komisionerë nuk i përgjigjen ftesës për intervistim, Policia vihet në kërkim të tyre
Kryesore

Rreth 20 komisionerë nuk i përgjigjen ftesës për intervistim, Policia vihet në kërkim të tyre

23/01/2026 - 14:25
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshime për presion dhe ryshfet në Prizren
Kryesore

Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshime për presion dhe ryshfet në Prizren

23/01/2026 - 14:14
Ligjërata për Gjykatën Speciale në “Xhevdet Doda” ishte me leje të institucionit arsimor, njofton OJQ-ja
Lajme

Ligjërata për Gjykatën Speciale në “Xhevdet Doda” ishte me leje të institucionit arsimor, njofton OJQ-ja

23/01/2026 - 14:10
Rreth 800 shtretër të lirë në burgje, deklarohet Shërbimi Korrektues i Kosovës
Kryesore

Rreth 800 shtretër të lirë në burgje, deklarohet Shërbimi Korrektues i Kosovës

23/01/2026 - 13:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    Nusja e Jasharëve, kush është bukuroshja që i vodhi zemrën Hamzës së ri

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Familjarët e Labinot Rexhës dalin me reagim të ashpër: Ta nxjerrin keq …

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Hazir Haziri tregon një incident që i ndodhi në burgun e Serbisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë