Analisti Ilir Deda e ka lavdëruar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili sot ka dhënë urdhër për një aksion të madh ndaj manipuluesve të votave në Prizren.
Ai ka bërë me dije se Kryeziu po iu jep të gjithëve besim për drejtësi në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Deda ka shkruar se kultura e pandëshkushmërisë është mirëmbajtur prej të gjitha partive politike.
“Prokurori Petrit Kryeziu po na jep të gjithëve besim për drejtësi në këtë vend. Kultura e pandëshkushmërisë e mirëmbajtur prej të gjitha partive politike ndryshohet me sundim të ligjit, pasi që ato humbën shumë mundësi të dëshmojnë me vepra që janë për shtet ligjor. Ka mbetë me u shndërru në shoqëri politike që kërkon llogari prej të zgjedhurve dhe që nuk gjen arsyetime për dështime të politikës”, ka shkruar ai.














