Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy të ndaluar dhe një tjetër në kërkim nga familja e kandidatit Fetah Paçarizi për manipulim të votave

23/01/2026 - 17:43
në Kryesore, Lajme
A A
Dy të ndaluar dhe një tjetër në kërkim nga familja e kandidatit Fetah Paçarizi për manipulim të votave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka ndaluar edhe Ideal Paçarizin pasi më parë është ndaluar është edhe Granit Paçarizi, anëtarë të familjes së kandidatit të PDK-së, Fetah Paçarizi, në kuadër të hetimeve për manipulim të votave dhe falsifikim të dokumenteve zgjedhore në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se Hasan Paçarizi, gjithashtu djali i vëllait të Fetah Paçarizit, është ende në kërkim nga autoritetet.

Hetimet kanë zbuluar se mbi 6 mijë vota janë shtuar në mënyrë të paligjshme për kandidatët e PDK-së nga disa komisionerë, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se secili që përfshihet në manipulim të votave dhe falsifikim të dokumenteve do të përballet me ligjin pa kompromis.

Kush është i fuqishmi i Prizrenit, biznesmeni Granit Paçarizi, që dyshohet për blerje votash me ryshfet?
Emri i biznesmenit nga Prizreni, Granit Paçarizi, është rikthyer në qendër të kronikës së zezë. Pas një aksioni masiv të Prokurorisë ku u ndaluan 109 persona, Paçarizi – i cili është nipi i kandidatit për deputet të PDK-së, Fetah Paçarizit, dyshohet për krime zgjedhore. Ai ngarkohet për presion mbi votuesit dhe dhënie ryshfeti për të siguruar vota në zgjedhjet e fundit, shkruan Insajderi.

Megjithatë, për organet e drejtësisë, ky nuk është një emër i panjohur.

Dosja e tij është një histori e gjatë dhune, kanosjeje dhe krimesh të rënda që shtrihen në më shumë se një dekadë.

Rrugëtimi i Paçarizit me ligjin nisi zhurmshëm në vitin 2013.

Ai ishte përfshirë në një përleshje të përgjakshme me armë zjarri ku mbetën të plagosur disa persona.

Ndonëse fillimisht u akuzua për armëmbajtje, prokuroria e rëndoi akuzën në “Vrasje të rëndë në tentativë”. Për këtë rast, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite e gjysmë burgim, të cilat i vuajti në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Pas daljes nga burgu, aktiviteti i tij kriminal nuk u ndal, por u zhvendos në sferën e ndikimit mbi institucionet. Më 28 mars 2022, Paçarizi dyshohet se hyri në zyrat e Komunës së Prizrenit për të diktuar fatin e një tenderi për ndriçim publik.

Me një gjuhë brutale, ai kishte kërcënuar menaxherin e projektit, S.T., duke i thënë: “Ka me të vra para Komune, nuk ke me gëzu pensionin”, ndërsa drejtorit të Shërbimeve Publike i kishte bërë të qartë se askush nuk guxonte t’i ndërpriste kontratën.

Për këtë ngjarje, ai përfundoi në paraburgim prej 30 ditësh.

Vetëm një muaj më pas, në maj të vitit 2022, ai u përfshi në një tjetër incident dhune në rrugën “Sheh Kadrija”. Për shkak të një kontesti pronësor, biznesmeni sulmoi fizikisht 65-vjeçarin A.K, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në gusht të vitit 2024, emri i Granit Paçarizit u lakua për një nga krimet më të rënda: dhunimin seksual.

Një vajzë 21-vjeçare raportoi në polici se ishte mashtruar nga biznesmeni në një motel në Fushë Kosovë.

Sipas dëshmisë, ai e kishte joshur me pretendimin për një masazh, por më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj. Paçarizi u dërgua në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Dhunimi”.

Seria e dhunës vazhdoi edhe në korrik të vitit 2025, kur ai dyshohet se rrahu brutalisht një person me inicialet F.T. dhe i shkatërroi veturën.

Sot, më 23 janar 2026, Granit Paçarizi ndodhet sërish përballë prokurorëve, por këtë herë nën petkun e sekserit politik.

Në aksionin e fundit ku u prangosën dhjetëra persona, ai dyshohet se ka përdorur fuqinë e tij financiare për të korruptuar votuesit dhe për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në favor të lidhjeve të tij familjare.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
22/05/2026 - 22:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij...

Më shumëDetails

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
22/05/2026 - 22:13

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë
22/05/2026 - 21:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë rreth 50 mijë pako individuale me fletëvotime për votuesit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, brenda një dite nga nisja e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
22/05/2026 - 21:25

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga
22/05/2026 - 21:10

Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga momentet më të rënda politike dhe emocionale të pasluftës në Kosovë, duke treguar se si ish-presidenti Ibrahim Rugova e përjetoi aktakuzën që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë