Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Drejtësi, jo politikë”, Tasholli: 17 Shkurti është datë emocionale dhe simbolike – Presim pjesëmarrje më të madhe se hera e parë

24/01/2026 - 11:23
në Kryesore, Lajme
A A
“Drejtësi, jo politikë”, Tasholli: 17 Shkurti është datë emocionale dhe simbolike – Presim pjesëmarrje më të madhe se hera e parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka folur për protestën që do të mbahet më 17 shkurt, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet.
Tasholli në një intervistë për GazetaBlic, tregon se organizimi është në nivelin e duhur ku thekson se tashmë kanë përvojën e marshit të kaluar.
“Po organizimi është në nivelin e duhur pasi që e kemi edhe përvojën e marshit të kalum, që ka qenë një prej marsheve më dinjitoz që është organizu këtu pas luftës. Fillimi normalisht që është i koncentrum më shumë në aspektet teknike por si fillim është shumë i mirë”, tha ai.Ai theksoi se 17 shkurti është zgjedhur qëllimisht për shkak të peshës emocionale dhe simbolike që ka për shoqërinë kosovare.
“17 shkurti është data emocionale simbolike e kësaj shoqërie dhe është datë që prodhon emocion, për tu pas parasysh që akterë shumë të rëndësishëm të asaj date nuk ndodhen në mesin tonë do të thotë ka qenë zgjedhje që për të dhënë mesazh simbolik”, u shpreh tutje.Tasholli theksoi se presin një pjesëmarrje më të madhe se herën e kaluar, duke marrë parasysh afrimin e verdiktit final dhe rritjen e emocioneve qytetare rreth këtij procesi.

“Kësaj radhe presim një numër pak më të madh se herën e parë tu pas parasysh se edhe data e verdiktit të finalës është e përafrume dhe emocioni është gjithashtu më i përafrum dhe presim që kjo protestë ta kaloj të parën”, vlerësoi ai.Ndër të tjera ai bëri të ditur se ftesa për pjesëmarrje u është drejtuar të gjitha partive politike, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve të ndryshme, duke shtuar se edhe këtë herë po vërehet një mbështetje e gjerë, e ngjashme me atë të protestës së kaluar.
“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha partive politike, OJQ-ve, të gjitha komuniteteve që të na bashkëangjiten edhe e kemi një prirje për përkrahje sikurse edhe herën e kalume e kemi pas atë përkrahje të gjitha partive politike dhe organizatave të ndryshme dhe është duke u dhënë fuqishëm edhe tani”, tha Tasholli.Tasholli ka treguar se motoja e protestës së 17 shkurtit, “Drejtësi, jo politikë”, rrjedh nga shqetësimet e vazhdueshme qytetare në raport me Gjykatën Speciale.
“Motoja është ‘Drejtësi jo politik’, kur kemi parasysh edhe shqetësimet qytetare që kanë qenë në raport me atë gjykatë që gjithmonë ka pas interpretim politik ka pas transparencë minimale për mos me thënë që nuk ka pas hic, dhe këto shqetësime e kanë kriju vetvetiu edhe slloganin e këtij marshi e kësaj proteste që është ‘Drejtësi e jo politikë’, që politika kurr të mos jetë pjesë e interpretimeve juridike”, u shpreh ai.Për fund, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që e ndjejnë veten borxhlinj ndaj kauzës së luftës për liri t’i bashkohen marshit dhe protestës.
“I ftoj të gjithë ata që e ndjejnë vetën si borgjli të një kauze që është kauza më dinjitoze e kësaj shoqërie sic është lufta për liri, që të jenë pjesë e këtij marshi e kësaj proteste”.

JU REKOMANDOJMË

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë

KQZ shpërndan rreth 50 mijë pako me fletëvotime për diasporën në ditën e parë të votimit me postë
22/05/2026 - 21:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë rreth 50 mijë pako individuale me fletëvotime për votuesit me postë për zgjedhjet e 7 qershorit, brenda një dite nga nisja e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë

LAJMI I FUNDIT | Vazhdon ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë
22/05/2026 - 21:25

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë, duke premtuar mbështetje, siç u premtoi ai “me të...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga

Haradinaj: Ibrahim Rugova qau kur mori lajmin për aktakuzën nga Haga
22/05/2026 - 21:10

Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga momentet më të rënda politike dhe emocionale të pasluftës në Kosovë, duke treguar se si ish-presidenti Ibrahim Rugova e përjetoi aktakuzën që...

Më shumëDetails

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale

Mesazh mashtrues në emër të Policisë – Qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në linke të dyshimta e të mos japin të dhëna personale
22/05/2026 - 21:06

Policia e Kosovës, ka thënë se, tek qytetarët është shpërndarë një mesash mesazh mashtrues në emër të Policisë. Në reagim, policia kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë...

Më shumëDetails

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit

“Ky është budallallëk, krijon përtaci”, Gega thotë se punëtorët humbasin rrogën 700 euro për 100 euro social të shtetit
22/05/2026 - 21:01

Arben Gega, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe konceptin e tyre për shtresën sociale dhe sektorin privat. Gega këtë e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë