Gjyqtarja, Afërdita Bytyqi është emëruar zyrtarisht anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Emërimi i saj në këtë detyrë, vjen si rezultat i përvojës së gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm në fushën e gjyqësorit
Këshilli Gjyqësor luan një rol kyç në garantimin e pavarësisë dhe funksionimit efikas të sistemit gjyqësor, ndërsa anëtarësimi i gjyqtares Bytyqi në këtë institucion pritet të kontribuojë në forcimin e transparencës dhe rritjen e besimit të publikut në drejtësi.
Me këtë detyrë të re, Bytyqi pritet të ketë një rol aktiv në reformat dhe zhvillimet e ardhshme të sistemit gjyqësor./IndeksOnline/












