Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike.
Në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy vendime: Themelimi i Këshillit organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës si dhe autorizimi i pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.












