Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore

27/01/2026 - 15:52
në Lajme
A A
BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova nuk përfiton pasi s’ka përmbushur kushtet ligjore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku. /REL/

JU REKOMANDOJMË

“Reagim shumë simpatik”, nënkryetarja e re e Prishtinës komenton statusin e Donjeta Sahatçiut
Lajme

Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta vazhdojë misionin

27/01/2026 - 19:33
Manipulimi i votave, Hajrizi: Ligji duhet të jetë mbi të gjithë, deputetët të marrin përgjegjësi
Lajme

Manipulimi i votave, Hajrizi: Ligji duhet të jetë mbi të gjithë, deputetët të marrin përgjegjësi

27/01/2026 - 19:29
Urdhërarresti nga Kosova, pse u arrestua në Tiranë djali i gazetarit Artan Hoxha?
Lajme

Urdhërarresti nga Kosova, pse u arrestua në Tiranë djali i gazetarit Artan Hoxha?

27/01/2026 - 19:21
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? – flet Lushaku-Sadriu
Lajme

A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? – flet Lushaku-Sadriu

27/01/2026 - 19:16
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën
Lajme

Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput kontratën

27/01/2026 - 19:00
Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)
HULUMTIME

Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

27/01/2026 - 18:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë