Procesi i rinumërimit të votave ka nxjerrë dëshmi të shumta të keqpërdorimit të votave gjatë numërimit në QNR nga komisionerët e partive politike.
Rinumërimi ka përfunduar edhe në komunën e Obiliqit, ku del se më së shumti vota gjatë rinumërimit u janë hequr kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kësaj liste i prin kandidati për deputet nga Vetëvendosje Gazmend Krasniqi të cilit në rinumërim i janë hequr 362 vota.
Listën e vazhdon kandidatja Adelina Grainca të cilës i janë hequr 295 vota.













