Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pula: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin, integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm

28/01/2026 - 15:46
në Lajme
A A
Pula: Asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin, integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula nga Gjakova, ka deklaruar se asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, nuk qëndron mbi ligjin dhe se integriteti i procesit zgjedhor mbetet i panegociueshëm për të gjithë.

Duke folur për procesin e fundit zgjedhor, Pula tha se si koordinatore, së bashku me ekipin e saj, kanë monitoruar parregullsi të shumta, të cilat janë evidentuar pas përfundimit të zgjedhjeve dhe janë raportuar pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

“Gjatë procesit të fundit zgjedhor, unë si koordinatore, bashkë me ekipin tim, kemi monitoruar parregullsi të cilat janë shfaqur pas përfundimit të zgjedhjeve, të raportuara në shkallë pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, diku më shumë e diku më pak, dhe që janë të njohura për të gjithë”, tha Pula.

Ajo bëri të ditur se si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, janë kryer arrestime, përfshirë edhe persona që shërbenin si komisionerë në qendrat e votimit, të cilët dyshohet se kanë manipuluar votat.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore janë kryer arrestime, duke përfshirë individë që shërbenin si komisionerë dhe që dyshohet se kanë manipuluar votat. Këto veprime nuk janë simbolike. Ato janë të bazuara në prova, janë të nxitura nga ligji dhe të ekzekutuara në përputhje me procedurat ligjore”, theksoi ajo.

Pula shtoi se Prokurori i Shtetit ka treguar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në trajtimin e këtyre veprave penale.

“Le të jemi të qartë: asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm për të gjithë. Prokurori i Shtetit deri më tani ka demonstruar profesionalizëm, paanashmëri dhe guxim institucional në adresimin e këtyre veprave penale”, u shpreh ajo.

Duke folur për rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies, Pula tha se këto janë mjetet më të fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, si dhe kundër manipulimit të votës.

“Transparenca dhe llogaridhënia janë ilaçi më i fortë ndaj korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, sikurse edhe kundër manipulimit të votave. Veprimet tona dërgojnë një mesazh të qartë dhe të pakontestueshëm se veprat penale kundër të drejtës së votimit do të zbulohen dhe do të trajtohen sipas ligjit, përfshirë edhe rastet e falsifikimit të rezultateve të votimit”, përfundoi Pula.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: S’ka gjasa të vetëpropozohem për president, LDK s’mbështet skenarin ku tri pozitat kryesore në shtet i ka VV

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
11/04/2026 - 13:49

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë për president, duke hedhur poshtë spekulimet për kandidatura...

Më shumëDetails

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë, ai s’e propozoi për presidente

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë, ai s’e propozoi për presidente
11/04/2026 - 13:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se fillimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente ka qenë pozitiv, megjithatë...

Më shumëDetails

Panduri: Dje u importuar rrymë rreth 800 mijë euro, drejton gishtin kah ETMT Energy e biznesmenit kontrovers Marin Gjonajt

Panduri: Dje u importuar rrymë rreth 800 mijë euro, drejton gishtin kah ETMT Energy e biznesmenit kontrovers Marin Gjonajt
11/04/2026 - 13:18

Gazetari Ermal Panduri ka ngritur shqetësimin për sasinë e madhe të rrymës që po importohet në Kosovë në baza ditur, duke treguar se vetëm dje është importuar rrymë...

Më shumëDetails

Nagavcit të VV-së nuk i pëlqen të flas për Osmanin: E ka përfunduar mandatin, tash e kemi zonjën Haxhiu

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media
11/04/2026 - 13:04

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, nuk i pëlqen të flas për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo nuk ka dashur ta komenton rolin e saj...

Më shumëDetails

Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj
11/04/2026 - 12:49

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj, ku një vajzë është plagosur, ndërsa i dyshuari më pas ka qëlluar veten...

Më shumëDetails

27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadani- Katana

27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadani- Katana
11/04/2026 - 12:02

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit dhe luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani, një prej figurave më emblematike të luftës për liri dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Njoftim i MINT: Ja sa janë sot çmimet maksimale të naftës dhe benzinës

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ndrron jetë në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës e më pas qëlloi edhe veten

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë