Familja e Liridon Rexhës ka bërë apel publik për ndihmë, pasi ai po përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e një tumori të avancuar në veshkë.
Rexha është ish-pjesëtar i UÇK-së, ku iu bashkua që në moshën 16-vjeçare, ndërsa më pas i ka shërbyer komunitetit për vite me radhë si zjarrfikës, duke rrezikuar jetën për sigurinë e qytetarëve, shkruan “Jepi zë”.

Sipas familjes, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore ka bërë që trajtimi mjekësor të jetë më kompleks dhe i domosdoshëm jashtë Kosovës, ndërsa kostot e përgjithshme të trajtimit pritet të tejkalojnë 100 mijë euro.
Edhe pse një pjesë e shpenzimeve mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, kjo mbështetje nuk është e mjaftueshme për të përballuar të gjitha kostot, andaj kërkohet ndihmë shtesë nga qytetarët, miqtë dhe mërgata.
Të dhënat për donacione
Brenda Kosovës
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Përfituesi: Liridon Rexha
Nr. i llogarisë: 1503050000509613
Nga Evropa / Jashtë Kosovës
IBAN: XK05 1503 0500 0050 9613
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Familja falënderon të gjithë ata që kontribuojnë dhe thekson se çdo ndihmë, sado e vogël, është jetike.













