Sipas tij, bazuar në zhvillimet e deritanishme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk duket shumë i interesuar që ta kandidojë Vjosa Osmanin për një mandat tjetër si presidente, duke lënë të hapur mundësinë e një alternative tjetër.
“Presidenti duhet të jetë i të gjithëve, jo i një partie. Nga ajo që kemi parë deri më tani, përshtypja ime është që Kurti nuk është i interesuar edhe aq për ta kandiduar Vjosa Osmanin për presidente, duket që mund të ketë një alternativë tjetër”, tha Canaj për GazetaBlic.










