Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy ditë para kuvendit të LDK-së, flet për herë të parë, Isa Mustafa

29/01/2026 - 14:58
në Lajme
A A
Dy ditë para kuvendit të LDK-së, flet për herë të parë, Isa Mustafa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Isa Mustafa ka folur për herë të parë për kuvendin e LDK-së që do të mbahet të shtunën.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se LDK-ja ka potencial dhe se nuk i nevojiten ndarje të reja.

“Miq të nderuar

Kam shumë kërkesa nga media të ndryshme të deklarohem për rrjedhat aktuale në LDK. Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje etike, nuk është çështje e testimit dhe licencimit. Se kjo zgjidhet në organet vendimmarrëse të LDK-së; jo në deklarimet e ndonjë dege, të ndonjë simpatizanti, josimpatizanti apo të ndonjë debutueseje boshe se kush duhet të shkojë e kush jo nga LDK-ja. Në LDK problemet më së paku mund të zgjidhen me tifozllëk, andaj format e tilla të propagandës e deformojnë demokracinë dhe mund ta bëjnë kuvendin e thirrur arenë të përçarjeve, që nuk i nevojitet LDK-së, e cila akoma nuk është shëruar nga një kuvend i tillë i para njëzet viteve.

LDK-ja nuk meriton epitafe. Ata që e duan duhet ta duan me besim të plotë se LDK-ja ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës. Duhet ta kuptojnë se LDK-ja qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë.

Kuvendi si organi më i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës do duhej të sigurojë se LDK-ja nuk është parti as e vjetër as e re por parti që zhvillohet mbi bazat e përcaktuara 36 vjet më parë me aktin themelues të saj si parti konzervatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik. LDK-ja ka nevojë të rikonfirmojë se beteja e saj politike nuk është ankand se kush jap më shumë por ofertë se si ndërtohet një shtet perspektiv, i fortë dhe i qëndrueshëm. Se LDK-ja nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj.

Reformat në LDK-ja i bëjnë njerëzit të cilët i kanë qëndruar besnik LDK-së, të hapur për ardhjet dhe ardhje të reja dhe njerëz të rinj. LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues. Ndërkaq, përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës demokratike që nënkupton se rezultati ka pasojë.

Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë duke vlerësuar se çfarë është e dobishme për rritjen dhe progresin e LDK-së, për forcimin e unitetit të brendshëm të saj, për ofrimin e veprimtarëve dhe veprimtareve, sepse asnjë njeri në LDK-ja nuk është i tepërt”, shkruan Mustafa në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga vendi ku ka humbur jetën shtetasi amerikan në Prevallë

Pamje nga vendi ku ka humbur jetën shtetasi amerikan në Prevallë
10/04/2026 - 23:25

Një 24-vjeçar shtetas amerikan ka vdekur dje pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotës në Prevallë. Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, me anë të një postimi në rrjetin...

Më shumëDetails

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt
10/04/2026 - 23:21

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se i uron fat JD Vance-it para bisedimeve në Pakistan gjatë fundjavës. I pyetur se si do të dukej një marrëveshje e...

Më shumëDetails

Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj

Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj
10/04/2026 - 23:18

Dy persona dyshohet se janë plagosur mbrëmjen e sotme në Ferizaj, në afërsi të një barnatoreje. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku një person...

Më shumëDetails

Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova

Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova
10/04/2026 - 23:00

Ish-përfaqësuesi i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Engel lindi më...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin amerikan

Gazetari shqiptar në SHBA: Engel i mbylli sytë përgjithmonë, por do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e shqiptarëve
10/04/2026 - 22:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të pazëvendësueshëm...

Më shumëDetails

Të shtëna me armë në këtë qytet të Kosovës, pla’gosen dy persona

Të shtëna me armë në këtë qytet të Kosovës, pla’gosen dy persona
10/04/2026 - 22:40

Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri. Lajmin për IndeksOnline e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë