Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin Kurti shprehet i hapur për bashkëpunim me opozitën

30/01/2026 - 12:41
në Lajme
A A
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri Qeveri- Opozitë.

Kurti para mediave gjatë një vizite që pati në Odën e Mjekëve të Kosovës, theksoi nevojën e bashkëpunimit me opozitën, mirëpo se a do të hapet një kapitull i ri i raporteve të partisë së tij me ta apo do të jetë ajo e vitit 2025-të, do të shihet në muajin shkurt. Po ashtu ai tha se është takuar dhe me presidenten, por nënvizon se para procesit të zgjedhjes së presidentit apo presidentes duhet fillimisht të kalohen tre hapa të tjerë.

“Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita. Jam kryeministër në detyrë dhe nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tani duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet edhe në paqen në vendet e botës”, tha ai.

Kurti përmend hapat deri te çështja e presidentit apo presidentes.

“Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi akorduar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprakë. I pari, konstituimi i Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe pesë nënkryetarëve; pastaj formimi i qeverisë; dhe pastaj na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore dhe kemi planin e rritjes së BE-së, i cili është në shumën e gjithmbarëshme prej 882.6 milionë euro, ku rreth 30 për qind janë grante, ndërkaq 70 për qind janë kredi”, theksoi ai.

Por se cili do të jetë raporti i tij me opozitën ai mbi të gjitha nënvizon se populli ia dha mbështetjen e madhe partisë ai drejton, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha ndër tjerash Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung
10/04/2026 - 17:08

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë nga burgu për gazetën e njohur gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gazetari Michael Martens, që merret prej kohësh me zhvillimet...

Më shumëDetails

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare
10/04/2026 - 17:03

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, është pajisur me pasaportë shqiptare. Vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

Ulet çmimi i naftës
10/04/2026 - 16:55

Tregjet globale të energjisë mbeten nën presionin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Këtë të premte, bursa e Londrës shënoi një rritje për naftën Brent me 1%, duke...

Më shumëDetails

Kjo është rezoluta e plotë e Kuvendit për Mbrojtjen e të Vërtetës Historike të Luftës në Kosovë

Kjo është rezoluta e plotë e Kuvendit për Mbrojtjen e të Vërtetës Historike të Luftës në Kosovë
10/04/2026 - 16:29

Rezoluta e paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë ka kaluar me sukses në Kuvendin e Kosovës. Propozimi...

Më shumëDetails

Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00

A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
10/04/2026 - 16:25

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për seancë të jashtëzakonshme plenare me fillim nga ora 17:00. Në rend dite janë disa nga pikat e propozuara gjatë seancës së sotme...

Më shumëDetails

Sveçla jep “udhëzime” në gjykatë: Prokuroria të merret me ata që copëtuan territorin e vendit, jo me ne që u munduam ta ndalim

Sveçla jep “udhëzime” në gjykatë: Prokuroria të merret me ata që copëtuan territorin e vendit, jo me ne që u munduam ta ndalim
10/04/2026 - 16:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku u mbajt seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Drejtori i Psikiatrisë nën hetim për keqpërdorim detyre: Dyshohet se punoi në klinikë private gjatë kujdestarisë në QKUK

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë