Qarkullimi i kamionëve në hyrje e dalje të kufirit me Serbinë është normalizuar pasditen e së premtes, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.“Ju njoftojmë se ka filluar qarkullimi i mauneve dhe mjeteve transportuese në kufirin me Serbinë, i cili ishte i bllokuar që nga data,26.01.2026”, u tha në njoftim.
Të enjten në mbrëmje ka nisur qarkullimi edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut.Shoferë kamionësh në Ballkanin Perëndimor bllokuan dhjetëra pika kufitare të hënën, në shenjë proteste për rregullat e reja të hyrjes të Bashkimit Evropian (BE), për të cilat thonë se kanë dëmtuar punën e tyre.
Kolona të gjata kamionësh u formuan në pikat kufitare të transportit të mallrave në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, në një veprim të koordinuar në këto katër vende. Bllokada përfshiu gjithashtu portin e Barit në Mal të Zi, në Detin Adriatik.
Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën
Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën 22.05.2026 23:35 Presidenti Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit për nisjen e iniciativës Bordi i...
Më shumëDetails











