Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas Zubin Potokut edhe Mitrovica e Veriut e Leposaviqi votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

30/01/2026 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Pas Zubin Potokut edhe Mitrovica e Veriut e Leposaviqi votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Zubin Potoku – kanë votuar për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës të premten, pasi duan të jenë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.

Kjo është hera e dytë që ato votojnë për këtë, pas votimit të 18 dhjetorit të vitit të kaluar.

Por, votimi i dhjetorit ishte shpallur i paligjshëm nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për shkak të parregullsive procedurale, pasi, ndër të tjera, propozimi ishte bërë nga kryetarët e komunave.

“Kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (neni 47.2), i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave në rendin e ditës gjatë seancës, dhe atë vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook pas votimit të dhjetorit.

Ai e kishte kritikuar Listën Serbe se me këtë votim po synonte “nxitjen e ndasive ndërmjet komuniteteve, përçarjen, mosbesimin dhe tensionet, duke treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me komunat e tjera në kuadër të Asociacionit”.

Vendimi i ri i së premtes duhet t’i dërgohet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për aprovim, pasi ajo është organi kryesor mbikëqyrës i komunave.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku u udhëhoqën nga kryetarë shqiptarë nga maji i vitit 2023 deri në zgjedhjet e tetorit 2025, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, si pjesë e nismës së përbashkët të serbëve për t’i braktisur institucionet e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023.

Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.

Lista Serbe e kishte kundërshtuar asokohe anëtarësimin e komunave me shumicë serbe në të, duke vlerësuar se vendimi nuk ishte marrë “në dobi të qytetarëve dhe ishte i paligjshëm”.

Asokohe pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se komunat me shumicë serbe duhet të ishin pjesë e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit Kosova dhe Serbia u pajtuan disa herë gjatë dialogut të tyre nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova nuk ka bërë hapa për ta themeluar këtë asociacion, me gjithë trysninë nga bashkësia ndërkombëtare./REL/

JU REKOMANDOJMË

Skandaloze: Pa procedurë të shpallur, pa garë dhe pa kontratë – Ja si Komuna e Skenderajt i’a “trash kuleten” kompanisë së afërt me pushtetin
Lajme

Skandaloze: Pa procedurë të shpallur, pa garë dhe pa kontratë – Ja si Komuna e Skenderajt i’a “trash kuleten” kompanisë së afërt me pushtetin

30/01/2026 - 19:22
Afera e Raiffeisen Bank, fshehte paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet
Lajme

Afera e Raiffeisen Bank, fshehte paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

30/01/2026 - 19:06
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sfidë është pensionimi i 1600 prej tyre në 10 vitet e ardhshme
Kryesore

Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sfidë është pensionimi i 1600 prej tyre në 10 vitet e ardhshme

30/01/2026 - 18:50
FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 36” në Gjermani, ofron mbështetje mjekësore në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane
Lajme

FSK pjesë e ushtrimit “KFOR 36” në Gjermani, ofron mbështetje mjekësore në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane

30/01/2026 - 18:36
OKB në rrezik të ”kolapsit financiar”, paralajmëron Guterres
Lajme

OKB në rrezik të ”kolapsit financiar”, paralajmëron Guterres

30/01/2026 - 18:26
Kuvendi i LDK-së do të mbahet me dyer të mbyllura
Lajme

Kuvendi i LDK-së do të mbahet me dyer të mbyllura

30/01/2026 - 17:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria Speciale tregon pse u intervistua Faton Peci

    Prokuroria Speciale tregon pse u intervistua Faton Peci

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • VOXKosova: Faton Peci që dy orë brenda Prokurorisë Speciale

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shtyhet afati për tatimin në pronë për vitin 2026

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë