Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptari punonte në Britani si oficer i emigracionit, por vetë ishte emigrant i paligjshëm

31/01/2026 - 01:15
në Lajme
A A
Shqiptari punonte në Britani si oficer i emigracionit, por vetë ishte emigrant i paligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një oficer shqiptar i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, përcjell A2 CNN.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomone në Kanal, gjatë viteve 2021–2022.

Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022.

Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit. /A2cnn

JU REKOMANDOJMË

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc
Kryesore

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

31/01/2026 - 01:21
Salihaj: Brenda LDK-së ka presione që Abdixhiku të mbetet kryetar
Lajme

Salihaj: Brenda LDK-së ka presione që Abdixhiku të mbetet kryetar

30/01/2026 - 22:55
Rossman e importoi e AUV merr vendim për tërheqje nga tregu të qumështit për fëmijë “Aptamil” për shkak të substancave të rrezikshme
Kryesore

Rossman e importoi e AUV merr vendim për tërheqje nga tregu të qumështit për fëmijë “Aptamil” për shkak të substancave të rrezikshme

30/01/2026 - 22:39
Përfundon rinumërimi i votave, nesër shpallen rezultatet përfundimtare
Kryesore

Përfundon rinumërimi i votave, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

30/01/2026 - 22:29
Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë
Lajme

Koci fton të gjithë në protestë për rrymën: Nëse bëhen 50 mijë reagime, nisemi menjëherë

30/01/2026 - 22:19
Reagim i ashpër nga Peci: Nuk lejojmë që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve të na e zgedh Kryeshefin e “Unitetit”
Kryesore

Reagim i ashpër nga Peci: Nuk lejojmë që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve të na e zgedh Kryeshefin e “Unitetit”

30/01/2026 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria Speciale tregon pse u intervistua Faton Peci

    Prokuroria Speciale tregon pse u intervistua Faton Peci

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Reagim i ashpër nga Peci: Nuk lejojmë që Skenderaj me vetëm 10% të aksioneve të na e zgedh Kryeshefin e “Unitetit”

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Skandaloze: Pa procedurë të shpallur, pa garë dhe pa kontratë – Ja si Komuna e Skenderajt i’a “trash kuleten” kompanisë së afërt me pushtetin

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • VOXKosova: Faton Peci që dy orë brenda Prokurorisë Speciale

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shtyhet afati për tatimin në pronë për vitin 2026

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë