Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Petkoviç i përgjigjet Kurtit: Ti hapur do luftë, por do ta marrësh mësimin nga Vuçiq-i

08/08/2022 - 16:25
në Kryesore, Lajme
A A
Petkoviç i përgjigjet Kurtit: Ti hapur do luftë, por do ta marrësh mësimin nga Vuçiq-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Menjëherë pas intervistës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se tensionet në Veri ishin afër të përshkallëzoheshin në konflikt të armatosur, ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

“Kurti hapur do luftë, jo dialog dhe marrëveshje”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. “Por, ai do ta marrë mësimin nga presidenti Vuçiç”.

Duke analizuar intervistën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Petkoviç pohon se tashmë për të është e qartë çfarë realisht do Kurti.

“Nëse Kurti publikisht e konfirmon se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë, dhe se serbët duhet ta pranojnë vendimin e njëanshëm e të dhunshëm, për targat e letrat e identifikimit, është e qartë për të gjithë se Kurti po thërret për konflikt në Kosovë”, thotë ai, përkundër se është vetë Serbia që nuk zbaton shumicën e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe njëanshëm kishte vendosur regjim për të mos i njohur kartat e identitetit të Kosovës.

Sipas nëpunësit të Vuçiç-it, Kurti në disa intervistat e fundit po e përgatit terrenin për këtë agjendë të tij.

“Prandaj në çdo deklarim të tij Kurti shpikë influenca ruse, sepse ai do jo vetëm ta sulmojë Beogradin, por gjithashtu të justifikojë vendimet e ardhshme të njëanshme dhe aksionet e dhunshme kundër popullit serb”, shkruan ai.

“Beogradi, të udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, do të vazhdojnë të mirëmbajnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe do të kërkojnë zgjidhje të të gjitha krizave përmes dialogut dhe bisedës”, thotë ai.

“Tentimet e Kosovës për të imponuar agjenda të bisedimeve në Bruksel me ëndrra për ‘njohje reciproke’ nuk janë asgjë pos taktika për ta shkatërruar dialogun para se ai të fillojë”.

Por, Petkoviç thotë të jetë i bindur që “Kurti në Bruksel do të marrë përgjigjen e merituar për thirrjet e tij militante për luftë nga presidenti Vuçiç”.

“Çfarë Kurti e di mirë, por s’mund ta thotë publikisht, është se serbët në Kosovë e konsiderojnë atë direkt përgjegjës për ngacmimet, incidentet, padrejtësitë, pengesat në lirinë e lëvizjes dhe të tjera akte jo demokratike”.

“Prandaj, rezistenca e tyre dhe revolta është rezultat i aksioneve joligjore, të njëanshme dhe të dhunshme të Kurtit dhe disa agjendave nga jashtë”.

Petkoviç në fund tregohet kontradiktor. Derisa fillimisht e bën fajtor Kurtin, më pas shkruan se ai thjesht po zbaton agjenda të dikujt tjetër.

“Fakti se Kurti ka mësuar të luajë sipas direktivave të të tjerëve dhe se fati i tij është i lidhur nga ambasadat e huaja, është problemi i tij. Serbët janë popull i lirë, që nuk duan të dorëzojnë të drejtat e tyre në duart e askujt tjetër”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë