Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“LDK-ja s’po arrin të ndahet prej PDK-së, Kurti nuk mund të jetë gjatë në politikë duke e quajtur veten “babë“”

01/02/2026 - 15:53
në Kryesore, Lajme
A A
Maliqi: Oferta tallava të Kurtit ndaj Abdixhikut janë me riposhtëru, s’pres Qeveri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Blerim Burjani ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në një moment vendimtar mes mbijetesës politike dhe rikthimit në fuqinë që kishte dikur.

Sipas tij, pa ndryshime të thella strukturore dhe pa një qasje të re politike, LDK-ja rrezikon të mbetet jashtë garës serioze politike.

“E ardhmja e LDK-së qëndron në aplikimin e një strategjie të re të veprimit politik. Duhet të shqyrtohet me kujdes një veprim i ri politik për të arritur kthimin e fuqisë politike të LDK-së. Pra, në këtë situatë, LDK-ja duhet të reformohet në kryesi dhe në organet e saj qendrore.

Nëse Lumiri e bën këtë në mënyrë të duhur dhe rrit elektoratin, duke e kthyer elektoratin e vet që të mos votojë më për VV-në, atëherë duhet punuar shumë më tepër me qytetarët, me të pakënaqurit, por edhe me mediat dhe marketingun politik”, thotë ai.Burjani thekson se reforma e brendshme duhet të nisë nga kryesia dhe organet qendrore të partisë, duke u shtrirë edhe në degë dhe struktura të tjera.

Ai gjithashtu vlerëson se Vetëvendosje funksionon si parti e një njeriu të vetëm dhe se kjo e bën atë të brishtë në planin afatgjatë.“Kjo gjendje mund të ndryshohet; pra kërkohet një strategji e re politike e veprimit në këto rrethana në të cilat gjendet LDK-ja.

VV-ja është parti e një njeriu – pa Kurtin nuk ka VV. Prandaj duhet aplikuar politikë e mençur për ta zbrapsur fuqinë e një njeriu të vetëm, i cili ndodhet aty aksidentalisht. LDK-ja nuk ka një lider të vetëm, asnjë figurë tjetër lideriste ku mbështetet vetëm në një njeri; prandaj duhet të ndërtohen shumë figura politike të fuqishme brenda saj, jo vetëm një, sepse koha ndryshon. As Kurti nuk mund të jetë gjatë në politikë duke e reklamuar veten dhe duke e quajtur veten “babë”, apo siç them unë “babush””, thotë Burjani.

Duke folur për sfidat e brendshme, Burjani thekson se brenda LDK-së mungon një figurë e qartë udhëheqëse, ndërsa dilemat rreth koalicioneve të mundshme, veçanërisht me VV-në, po krijojnë paqartësi dhe pakënaqësi te elektorati tradicional i kësaj partie.

“LDK-ja ka shumë sfida brenda saj. Është vështirë të thuhet se cili prej kryesisë së saj është lideri i duhur që ka aftësi dhe prirje udhëheqëse. Lutfi Haziri dhe Hykmete Bajrami janë një mundësi, por në situatën ku gjendet LDK-ja, ku elektorati i saj e sheh vazhdimisht një koalicion të mundshëm me VV-në për ta shuar PDK-në dhe AAK-në, kjo paraqet problem”, thotë ai.

“Ka shumë elektorat të LDK-së, por edhe anëtarë të LDK-së dhe të kryesisë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës kundër PDK-së, por nuk kanë arritur ta largojnë LDK-në prej PDK-së për vite me radhë. LDK-ja gjendet mes ekzistencës dhe kthimit në fuqinë e dikurshme. Mendoj se fokusimi i LDK-së duhet të jetë në reformën e brendshme, në kryesi, degë dhe struktura të tjera”, tha ai për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë