Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli

01/02/2026 - 16:24
në Lajme
A A
Dosja Jeffrey Epstein nxjerr në pah komunikime ku përmendet Behgjet Pacolli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen zyrtare të saj, ka nxjerr në pah edhe emra të figurave politike në Kosovë.

Në një nga email-et e publikuara në faqen zyrtare, figuron të jetë përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit.

Emaili i 19 shtatorit të vitit 2012, e dërguar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, kërkohet që Jeffrey të shoh një video.

Email-i në fjalë përmban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”

“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video”, thuhet në email-in e dërguar nga “Daniel”, ku është dhe një link nga Youtube, por që i njëjti nuk është i klikueshëm më.

“Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt”, thotë konsulli i Republikës së Kosovës në Tajlandë, e asaj kohe, Mom Luang Rajadasari Jayankura.

E njëjta Konsull u përmend edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshhiej edhe një ish-presidente e Kosovës në vitin 2012, ku ani pse s’përmendej me emër, atë periudhë presidente e Kosovës kishte qenë Atifete Jahjaga.

“Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë”, thuhej në email.

Mom Luang Rajadasari Jayankura në një tekst autorial i njeh rol vetes edhe në njohjen e Kosovës nga Tajlanda, duke thënë se ka lobuar edhe për njohje nga shtetet tjera.

“Që kurse u njoha me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër dhe ish-President i Kosovës, në Filipine, në nëntor 2011, dhe mësova për gjendjen e vështirë politike të Kosovës e njerëzve të saj për t’u njohur si një entitet sovran, kuptova drejtësinë dhe ndershmërinë e kësaj kauze. Të njihesh si një entitet politik është një e drejtë të cilën Kosova duhet ta gëzojë në sistemin politik/social-ekonomik botëror. Kosova duhet të ekzistojë si një vend autonom.

Për këtë qëllim, bashkova përpjekjet e mia me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacollin, përkushtimin vetëmohues të të cilit me të vertetë e admiroj. Qysh prej atëherë, kam investuar përpjekjet e mia në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së saj për t’u njohur nga të gjitha vendet sovrane”, thuhej në atë tekst të shkruar nga ajo.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata shpallë të kundërligjshëm vendimin për zgjedhjen e Rektorit në Universitetin “Isa Boletini” (Dokument)

Gjykata shpallë të kundërligjshëm vendimin për zgjedhjen e Rektorit në Universitetin “Isa Boletini” (Dokument)
03/04/2026 - 19:10

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë një aktgjykim, përmes të cilit ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Nurten...

Më shumëDetails

MPB del me njoftim të ri për xhamat e zi

MPB del me njoftim të ri për xhamat e zi
03/04/2026 - 18:49

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dal me njoftim rreth xhamave të zi. Në njoftim thuhet se kjo lejohet vetëm për ato të prodhuara si të tilla nga...

Më shumëDetails

Sveçla i drejtohet diasporës për punën e shtetësisë: Pasi të miratohet Ligji, e rifitoni falas me vetëm një dokument

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit polior për spiunazh, falënderon edhe Prokurorinë
03/04/2026 - 18:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar sot në profilin e tij pas kalimit në Qeveri të Projektligjit për Shtetësinë, duke thënë se i njëjti sjell...

Më shumëDetails

“Mos ndërhyj”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

“Mos ndërhyj”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit
03/04/2026 - 18:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Eman Rrahmani, është përplasur me nënkryetarin e Kuvendit Ardian Gola. Kjo pasi Gola i ka ndërhyrë deputetit Eman Rrahmani gjatë fjalës së...

Më shumëDetails

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare
03/04/2026 - 17:58

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në sigurinë kombëtare dhe gatishmërinë...

Më shumëDetails

Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët
03/04/2026 - 17:25

Një kombinim i dëmshëm mes shtetit dhe naftëtarëve është shndërruar në një grabitje të pastër ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak të rritjes jo normale të çmimeve. Dokumente...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë