Profesori Enver Hasani ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk ka marrë ndonjë vendim pa shkelur Kushtetutën “pa kurrfarë pardoni” që nga dita e parë e mandatit të saj, raporton GazetaBlic.Ai tha se, krahasuar me presidentët e mëparshëm të Kosovës, Osmani ka ushtruar rolin e saj në mënyrë më të papërgjegjshme, duke shtuar se si përfaqësuese e qytetarëve te Këshilli i Evropës duhet të tregojë pse Kosova nuk po pranohet në këtë institucion.
“Nuk e di ndonjë vendimmarrje, që Vjosa Osmani nuk e ka shkelë Kushtetutën, pa kurrfarë pardoni, prej ditës së parë deri tani. Për Këshill të Evropës, ajo si shef i Shteti është përfaqësuese e qytetarëve dhe duhet të tregojë pse nuk po pranohemi në KiE”.“Në krahasim më të gjithë presidentët që kanë qenë në Kosovë, asnjë në mënyrë më të papërgjegjshme nuk i ka ushtruar rolet se sa Vjosa Osmani”, tha Hasani në DPT te Fidani.
Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën
Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën 22.05.2026 23:35 Presidenti Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit për nisjen e iniciativës Bordi i...
Më shumëDetails










