Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, i ka reaguar politikanit opozitar serb, Milos Jovanovic, pasi ky i fundit ka kritikuar presidentin serb se po hesht derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “i ka bërë serbët të huaj në shtëpinë e tyre”.
Petkovic ka thënë se Jovanoviqit nuk i vjen keq që të fitojë disa pikë politike “nga vuajtjet e popullit serb” dhe se me sulmet ndaj Vuçiqit “është njësoj si Kurti”.
“Duhet pranuar se ai është i ngjashëm me të edhe në hedhjen e gazit lotsjellës ndaj ligjvënësve. Kjo është arsyeja pse Kurti e lejon të bredhë nëpër Kosovë pa asnjë problem”, ka shkruar Petkoviq./Express/













