Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faton Peci e nis ‘mbarë’ mandatin, jep tender të negociuar

03/02/2026 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
Faton Peci e nis ‘mbarë’ mandatin, jep tender të negociuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Mitrovicës, nën udhëheqjen e kryetarit Faton Peci, ka dhënë tenderin e parë që nga fillimi i mandatit të tij. Kontrata e lidhur ka të bëjë me mirëmbajtjen higjieniko-sanitare të objektit të komunës dhe institucioneve vartëse dhe u dha me negocim.

Vlera e kontratës është 36 mijë e 481 euro.

Kompania e shpërblyer është “MBUROYA SH.P.K”.


Kjo kontratë publike ka kohëzgjatje prej 3 muajve.

“Kontrata e negociuar do të ndërpritet në rast se autoriteti kontraktues lidhë një kontratë të rregullt për realizimin e shërbimeve para përfundimit të periudhës 3 mujore“, thuhet në dosje, shkruan Insajderi.

Sipas përshkrimit të kontratës, parashihet angazhimi i punëtorëve ekzistues (pastruesve) për mirëmbajtjen e higjienës në objektet e Komunës së Mitrovicës dhe në institucionet tjera.

“Punëtorët do të punojnë 8 orë në ditë, përkatësisht 40 orë në javë. Numri minimal i punëtorëve të angazhuar do të jetë 22, si dhe një (1) menaxher me pagë minimale bruto, sipas legjislacionit në fuqi ose vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me pagesën e të gjitha kontributeve, trustit dhe taksave përkatëse”.

Po ashtu, në çerdhet e fëmijëve parashihet dezinfektimi mujor i dyshemeve të korridoreve, me qëllim parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve tek foshnjat dhe fëmijët.

Në anën tjetër, në njoftimin për dhënien e kontratës nuk është dhënë asnjë arsyetim se pse tenderi është dhënë përmes procedurës së negociuar, pa publikimin e njoftimit për kontratë.

Çka thotë ligji?

Ndonëse në vend ekzistojnë disa kompani që ofrojnë shërbime të mirëmbajtjes së objekteve, Komuna ka kufizuar konkurrencën në këtë kontratë, duke mos u dhënë mundësi operatorëve të tjerë ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre përmes procedurës së hapur.

Sipas Ligjit për Prokurimin Publik, kontratat njëburimore apo procedurat e negociuara lejohen vetëm në raste të veçanta, kur plotësohen kushte të caktuara ligjore.

Ndër këto kushte, sipas nenit 35 të ligjit, përfshihen rastet emergjente kur nuk ka kohë për ndjekjen e procedurave të zakonshme, ose kur ekzistojnë arsye të veçanta teknike apo artistike që justifikojnë përzgjedhjen e një operatori të caktuar ekonomik.

Ligji specifikon se procedura e negociuar mund të përdoret vetëm në këto raste:

  • Nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t’i jepet një operatori të caktuar ekonomik;
  • Nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale, ose të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i jepet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;
  • Nëse, për arsye të emergjencave ekstreme, të shkaktuara nga ngjarje objektivisht të verifikueshme dhe të paparashikueshme nga autoriteti kontraktues, nuk mund të respektohen afatet kohore të procedurave të tjera të parashikuara me ligj.

Ndryshe, Faton Peci më 12 dhjetor ka dhënë betimin dhe ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar./insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës
Lajme

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

03/02/2026 - 17:14
Tmerruese: Shoqëruesja e Pacollit brenda rezidencës famëkeqe të Epsteinit, ishin bashkë në Nju Jork
Kryesore

Tmerruese: Shoqëruesja e Pacollit brenda rezidencës famëkeqe të Epsteinit, ishin bashkë në Nju Jork

03/02/2026 - 16:38
“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi niset drejt Uashingtonit
Lajme

“Në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës”, Kamberi niset drejt Uashingtonit

03/02/2026 - 16:07
Turshi shqiptare? Gaboheni, në 10 muaj u importuan mbi 13,6 mijë tonë, dhjetra kontenier edhe nga Kina, Turqia apo pa origjinë të saktësuar
Lajme

Turshi shqiptare? Gaboheni, në 10 muaj u importuan mbi 13,6 mijë tonë, dhjetra kontenier edhe nga Kina, Turqia apo pa origjinë të saktësuar

03/02/2026 - 15:50
Rinumërimi nxjerr “devijime” në Podujevë? Me 10% të votave të rinumëruara, Ejup Maqedoncit i hiqen afër 300 vota
Lajme

Manipulimi me vota, Prokuroria në Gjilan: Po vazhdon intervistimi i të dyshuarve, në Viti dallimi më i madh në rezultat

03/02/2026 - 15:32
Përfshirja e Lajçak në dosjen e Epstein – a dëmtohet dialogu Kosovë-Serbi?
Lajme

Përfshirja e Lajçak në dosjen e Epstein – a dëmtohet dialogu Kosovë-Serbi?

03/02/2026 - 15:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    LDK-ja e prish koalicionin me Faton Pecin pas emërimit të Gazmend Asllanit

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Faton Peci e nis ‘mbarë’ mandatin, jep tender të negociuar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lirimi i të dyshuarve për manipulim të votave në Mitrovicë – kush janë ata?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lirohen 10 kryesues të Qendrës Komunale të Numërimit në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë