Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tmerruese: Shoqëruesja e Pacollit brenda rezidencës famëkeqe të Epsteinit, ishin bashkë në Nju Jork

03/02/2026 - 16:38
në Kryesore, Lajme
A A
Tmerruese: Shoqëruesja e Pacollit brenda rezidencës famëkeqe të Epsteinit, ishin bashkë në Nju Jork
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fotografi dhe komunikime të lidhura me dosjen “Epstein” gjatë një vizitë zyrtare të Behgjet Pacollit në ShBA, tregojnë praninë e shoqërueses së afërt të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës në rezidencën famëkeqe të pedofilit amerikan në Nju Jork.

Mom Luang Rajadarasri ishte shoqëruesja kryesore e Behgjet Pacollit në një vizitë zyrtare që ish-zëvendëskryeministri i Kosovës realizoi në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtatorin e vitit 2012.

Rajadarasri, zyrtarisht mbante titullin e konsulles së nderit të Kosovës në Tajlandë, të cilin e kishte marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës vitin paraprak. Por raporti mes Pacollit dhe Rajadarasrit, pasardhëse e familjes mbretërore në Tajlandë, i kalonte kufijtë zyrtar. Postimet e publikuara nga princesha tajlandeze në rrjetet sociale dëshmojnë diçka më tepër. Ajo i referohej Pacollit si “vëlla binjak”.

Herë të tjera, në dhjetëra postime për Pacollin në “Instagram”, Rajadarasri e identifikonte ish-zëvendëskryeministrin kosovar si “presidenti i parë i Kosovës” – sigurisht gabimisht. Por, Pacolli e ka kultivuar ndër vite një prirje të vazhdueshme për t’u vetëquajtur “president”.

Një nga publikimet ku Mom Luang Rajadarasri i referohet Behgjet Pacollit si “presidenti i parë i Kosovës”
Me titullin “president”, princesha tajlandeze dyshohet t’i jetë referuar pikërisht Pacollit në disa komunikime të zbardhura që lidhen me dosjen “Epstein”.

Bazuar në bisedat e publikuara javën e shkuar, Daniel Siad, një bashkëpunëtor i afërt i Jeffrey Epstein, e njofton pedofilin amerikan që princesha e Tajlandës i ka kërkuar takim në Nju Jork, ku “do të jetë me Presidentin e Kosovës”. Aty nuk përmendet emri direkt Pacolli, i cili asokohe mbante pozitën e zv/kryeministrit.

“Mirësevjen në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në Nju Jork në Kombet e Bashkuara me Presidentin e Kosovës. Ajo do të donte të takohej nëse keni kohë këtë javë”, shkruan në korrespodencë.


Komunikimi ku Rajadarasri komunikon indirekt me Epsteinin, përmes një bashkëpunëtori të tij/ 16.09.2012
Ky komunikim mban datën 16.09.2012, tri ditë para se Pacolli dhe Rajadanasri të shfaqeshin në Nju Jork si përfaqësues zyrtar të shtetit të Kosovës. Njëri si zv/kryeministër, tjetra si konsulle nderi.

Tri ditë më vonë, më 19.09.2012, Rajadanasri do të komunikonte sërish me Epsteinin, tregojnë komunikimet e zbardhura nga dosja “Epstein” më 30 janar të këtij viti.

Në këtë komunikim, përmendet drejtpërdrejt emri i Behgjet Pacollit.

Ish-konsullja e nderit e Kosovës ia dërgon Daniel Siadit, bashkëpunëtorit të Epsteinit që përmendet shpesh në dosje, një video nga platforma Youtube të cilën do që ta shohë pedofili amerikan.

Siad ia përcjell videon pedofilit Epstein në një email që mban titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”.


Komunikimi i Rajadanasrit me Epstein, përmes bashkëpunëtorit të tij, Daniel Siad/ 19.09.2012
“Përshëndetje Jeffrey, princesha do të donte që ti ta shihje këtë video”, i shkruan Siad, Epsteinit më 19.09.2012. Përmbajtja e videos është e paqartë.

Ndërsa shkëmbente mesazhe me pedofilin Epstein në mëngjesin e 19 shtatorit të vitit 2012, në të njëjtën ditë princesha tajlandeze shfaqet si shoqëruesja kryesore e zëvendëskryeministrit Pacolli – të cilit ajo i referohej si president – në një takim zyrtar bilateral me ambasadorin e Bhutanit në OKB.

Paparaci ka siguruar një fotografi nga takimi i Behgjet Pacollit me përfaqësuesin e përhershëm të Mbretërisë së Butanit në OKB, Lhatu Wangchuk, të realizuar në Nju Jork më 19.09.2012, e cila shënonte ditën e parë të vizitës zyrtare të zv/kryeministrit Pacollli në ShBA.


Dita e parë e Behgjet Pacollit në Nju Jork në kuadër të një vizite disa-ditore/ Data 19.09.2012
Në takim prezente ishte edhe Mom Luang Rajadarasri, dëshmon fotografia në të cilën ata shfaqen ngjitur njëri-tjetrit brenda takimit me përfaqësuesin diplomatik të Butanit në Nju Jork.

Fotografia është publike në profilin e Rajadarasrit në “Instagram”, e publikuar më 5 janar 2013, disa muaj pas takimit.


Takimi i Pacollit me përfaqësuesin diplomatik të Butanit, në shoqëri me Mom Luang Rajadarasri/ Dtaa 19.09.2012
Ngjitur me këtë fotografi, në të njëjtën ditë, shoqëruesja e Pacollit në Nju Jork kishte publikuar një imazh tjetër tmerrues: brenda rezidencës famëkeqe të Jeffrey Epsteinit në Nju Jork.

Fotografia shfaq shoqëruesen dhe miken e afërt të Pacollit pranë një tigri të balsamosur brenda njërës prej dhomave që ndodhet brenda shtëpisë luksoze dhe makabre të financierit amerikan.


Ish-konsullja e nderit e Kosovës dhe shoqëruesja e Pacollit, brenda rezidencës famëkeqe te Epsteinit/ Fotografi e publikuar në Instagram
Një hulumtim i thjeshtë mbi materialet e publikuara nga dosja “Epstein”, nga tigri i balsamosur, qilimi dhe orenditë e dhomës, të cilat shihen në fotografinë e publikuar nga Rajadarasri janë ekzaktësisht të njëjta me ato të njërës prej dhomave të rezidencës së Epsteinit.


Tigri i balsamosur brenda njërës prej dhomave të rezidencës së Epsteinit në Nju Jork, qendra e veprimtarisë makabre të pedofilit amerikan
I dyshimtë është edhe përshkrimi që Rajadarasri i ka vendosur fotografisë.

“Me tigrin, Shtëpia e Victoria Secrets, NYC [Nju Jork, v.j]”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë. Sipas autoriteteve amerikane të cilat e kanë vendosur Epsteinin në hetim nga viti 2019, rezidenca e madhe dhe luksoze e Epsteinit në Nju Jork i ishte dhuruar atij për një çmim simbolik nga pronari i Victoria Secrets, bashkëpunëtori i afërt i tij, Les Wexner.

Pacolli, i pyetur të dielën nga televizioni Kohavision për përmendjen e emrit të tij në dosjen “Epstein”, mohoi të ketë takuar ose të ketë pasur njohje me pedofilin amerikan.

Të tjera komunikime të cilat dalin nga arkivat e Epsteinit, zbulojnë se shoqëruesja e Pacollit kishte vazhduar komunikimin me Epstein edhe pas vizitës së dyshuar brenda rezidencës së Epsteinit. Në një email më 31 tetor, konsullja e nderit e Kosovës i kishte dërguar Epsteinit një mesazh me titullin: “Fotot e sotme”.

Në mesazh thuhet: “Me fëmijët, gjatë meditimit një milionësh.”


Korrespodenca e Rajadanasrit me Epsteinin/ 31.10.2012
Bashkëngjitur është një foto me fëmijët, nga një aktivitet masiv ku mijëra fëmijë (nxënës shkolle) marrin pjesë në një meditim në grup për paqen, të njohur si “Meditimi Një Milionësh”, i organizuar nga shkollat ​​dhe tempujt në Tajlandë për lutje.

Dërgesa e fotografive të tilla në adresë të pedofilit Epstein, ngre dyshime serioze mbi veprimtarinë e Rajadanasrit, e cila është themeluese dhe drejtuese e një shkolle private në Bangkok të Tajlandës, e cila regjistron fëmijë nga 18 muajsh deri në 18 vjeç.

Në nëntor, Rajadanasri e fton Epsteinin për një vizitë në Tajlandë, tregojnë emaile të tjera nga arkiva e dosjes “Epstein”.

E emëruar konsulle e nderit e Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2011, Mom Luang Rajadarasri mbajti këtë funksion deri në vitin 2020, kur Behgjet Pacolli u largua nga pushteti qeverisës në Kosovë.

Në profilin e saj në “Instagram”, Rajadanasri mban ende titullin “Konsulle e Nderit e Republikës së Kosovës” dhe emrin e kompanisë në pronësi të Pacollit, “Mabetex”.


Profili në Instagram i Mom Luang Rajadarasrit
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi javën e kaluar mbi tre milionë faqe dokumente që lidhen me Epstein, pedofilin amerikan të dënuar për pedofili dhe krime të tjera seksuale.

Në këtë dosje përfshihen më shumë se 2,000 video dhe 180,000 imazhe.

Epstein, me profesion financiar, ishte i lidhur me elitat botërore. Ai ishte arrestuar në korrikun e vitit 2019 dhe ishte akuzuar nga autoritetet federale amerikane për trafikim seksual të të miturave, shfrytëzim sistematik seksual të vajzave të mitura dhe organizim të një rrjeti rekrutimi dhe abuzimi.

Ai, vdiq në qelinë e paraburgimit në një burg federal të Nju Jorkut në gusht të 2019-s. Autortetet e kishin cilësuar rastin si vetëvrasje. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë