Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi të pa banuar në Leposaviq, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas njoftimit të policisë mbrëmë rreth orës 21:15, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë.
Rasti është duke u hetuar./Veriu.info
Njoftimi i plotë:
Leposaviq/03.02.2026 – 21:15. Njësiti policor ka bërë bastisje në një shtëpi të pa banuar në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë. Rasti është duke u hetuar.













