Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

04/02/2026 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sot për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.

Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.

Tash tri vite, më saktësisht me 2 mars 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda kishte realizuar një aksion kundër fajdes, ku në mesin e 15 personave të arrestuar ishte edhe Ajvaz Muzaqi, pronar i auto sallonin “Buna M” në Vushtrri.

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

Ai dyshohej për se ka kryer veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Muzaqi bashkë me të dyshuarin Ardi Saraqi, dyshohen se nga viti 2020, e kanë shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare pronarit të ndërmarrjes ndërtimore “Ornela”, duke kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dëmtuar është detyruar të paguajë shuma të parave deri në 461 mijë euro për të blerë disa vetura, të cilat më pas është detyruar t’i shes, duke pësuar dëm në vlerë të mijëra eurove.

Ndryshe, para pesë (5) ditësh Veriu.info ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, për të mësuar se a janë ngritur aktakuzat për arrestimin e 15 personave të arrestuar në operacionin kundër fajdes më 2023, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje.

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

JU REKOMANDOJMË

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut

Pas stërvitjes, ushtarakët e FSK-së nderojnë dëshmorët e Istogut
03/04/2026 - 21:45

Ushtarakët e FSK-së, gjatë stërvitjeve të rregullta zbritën nga zona malore për nderime tek dëshmorët në Kompleksin Memorial të Vrellës në Istog.Të njëjtit, bënë homazhe dhe përkujtuan sakrificën...

Më shumëDetails

Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë

Mustafa reagon për përplasjen me Egzon Azemin: S’e duroj ofendimin nga askush, s’është e lehtë të përballesh me nivel të tillë
03/04/2026 - 21:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me përplasjen që ka pasur sot me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi. Mustafa, tha se teksa ai...

Më shumëDetails

Osmani nesër zyrtarisht ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër zyrtarisht ia dorëzon detyrën Haxhiut
03/04/2026 - 21:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër në orën 16:00 do ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Kjo u bë e ditur në komunikatën për media nga Zyra...

Më shumëDetails

Turqia mbështet Kosovën me 3.8 milionë euro ndihma ushtarake

Turqia mbështet Kosovën me 3.8 milionë euro ndihma ushtarake
03/04/2026 - 21:01

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, bëri të ditur marrëveshjen me Turqinë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së në vlerë 3.8 milionë euro.Megjithatë, Maqedonci njoftimin për marrëveshjen...

Më shumëDetails

Çitaku-deputetëve të VV: Folni edhe që s’po ia qëlloni, bile gaz e gurë s’po gjuani më

Çitaku-deputetëve të VV: Folni edhe që s’po ia qëlloni, bile gaz e gurë s’po gjuani më
03/04/2026 - 20:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti është krenare për historinë e saj, dhe që ajo e ka pjesë të ‘’trashëgimisë të...

Më shumëDetails

Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim, kjo është arsyeja

Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim, kjo është arsyeja
03/04/2026 - 20:36

Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës është bartur për në seancën e ardhme parlamentare për votim. Kjo u bë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dita 16: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po i mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, kompanitë Melii FARM, Meli Holding dhe Mishtore Meli

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë