
Pista e hetimit të rastit ‘Brezovica’ tashmë është zgjeruar dhe në pranga të Policisë kanë rënë edhe 14 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Në kuadër të këtij rasti, Prokuroria Themelore në Ferizaj zhvilloi sot aksion, në asistim me Policinë, ATK-në dhe Doganën, ku u bastisën 8 auto sallone.
Aksioni ka përfunduar me vënien në pranga të të dyshuarve për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi dhe konfiskimin e veturave, armëve e dëshmive të tjera, që do të shfrytëzohen si prova në këtë rast.
Lista e emrave:
-
Shukri Haxhiu
-
Fadil Salihu
-
Ramiz Ademi
-
Nexhmi Abazi
-
Egzon Salihu
-
Ajvaz Muzaqi
-
Ardi Saraçi
-
Nexhmi Abazi
-
Skender Bajrami
-
Bahri Abazi
-
Shefik Zeqiri
-
Kadri Gerbeshi
-
Bashkim Osmani
Prokurori i rastit, Rasim Maloku, pas përfundimit të këtij aksioni ka bërë me dije se bastisjet janë kryer në gjithsej 8 auto sallonet, emrat e disa prej të cilave Sinjali i ka zbuluar gjatë ditës.
Auto sallonet “Iliri, “Besa” dhe “Lipjani”, janë vetëm disa nga këto biznese në të cilat zbarkuan sot njësitë e Policisë, ku u konfiskuan edhe vetura luksoze, që kapin vlerën e miliona eurove.
Bastisjet janë zhvilluar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe Vitisë, njoftoi Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Fajde, detyrim e shmangie nga tatimi – Prokuroria jep detaje për aksionin policor në Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Vushtrri
Të dyshuarit që u kapën dyshohen për veprat penale të fajde, detyrimit dhe shmangies nga tatimi.
“Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.












